SHBA, nisin zgjedhjet për Kongresin: Sondazhet favorizojnë republikanët!

08/11/2022 13:36

Miliona amerikane votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, të cilat do të përcaktojnë fuqinë në Kongres dhe tonin e debatit politik në Washington përgjatë pjesës së dytë të mandatit katërvjeçar të Presidentit Joe Biden.

Këto votime mbahen tradicionalisht mes dy zgjedhjeve presidenciale dhe konsiderohen rëndim si një lloj referendumi për presidentin dhe partinë në pushtet. Duke qenë aktualisht një parti opozitare, republikanët paraqiten më mirë në sondazhe.

Mbi 42 milionë persona kanë votuar tashmë nëpërmjet votimit të hershëm personalisht apo me postë. Mendohet se këtë radhë, numri i përgjithshëm i votuesve do ta kalojë totalin e 115 milionëve të regjistruar në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2018.

Votimi bëhet për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe për 35 nga 100 vende të Senatit. Të dyja dhomat e kongresit, aktualisht kontrollohen nga demokratët edhe pse me një shumicë të ngushtë. Republikanët kanë gjasa të rrëmbejnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve e ndoshta edhe në Senat, duke ia vështirësua kështu së tepërmi presidentit Biden avancimin e agjendës së tij politike.

Një firmë kryesore e anketimeve në Shtetet e Bashkuara, fivethirtyeight.com, u jep tashmë republikanëve 55% shans për të marrë Senatin dhe 83% gjasa për të marrë Dhomën e Përfaqësuesve nga demokratët.

Gara pritet të jenë e ngushtë në dhjetëra shtete, dhe shtetet kryesore si Pensilvania tashmë paralajmërojnë se mund të duhen ditë për të numëruar çdo votim, ndërsa ekspertët thonë se ekziston mundësia që amerikanët të shkojnë në shtrat natën e zgjedhjeve pa e ditur se kush fitoi.

Për shkak se demokratët votojnë me postë më shpesh se republikanët, shtetet që lejojnë zyrtarët të numërojnë më herët votat me postë mund të raportojnë në epërsi më të madhe të demokratëve, edhe nëse në ato shtete kanë më shumë gjasa të fitojnë republikanët.

Top Channel