Lavrov thotë se ‘dhjetra shtete’ duan të bashkohen në aleancën BRICS (fotot)

08/11/2022 18:14

“Interesti për këtë shoqatë globale është i lartë dhe vazhdon të rritet”, tha sot ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov duke theksuar se shtete si Algjeria, Argjentina e Irani duan të bashkohen në bllok.

Agjencia ruse Tass shkruante se vendet anëtare të BRICS do të nisin negocjatat për diskutimin e kritereve dhe parimeve për zgjerimin e mundshëm të saj, siç pohoi Lavrov në takimin me homologun indian Subrahmanyam Jaishankar.

“Para se të flasim sesi apo kur do të nisë zgjerimi i BRICS, duhet të negocjojmë kushtet dhe të diskutojmë aplikimet mes pesë vendeve anëtare”, tha Lavrov.

“Duke parë që kemi marrë aplikime zyrtare ne sigurisht presim që negocjatat e kritereve të mos zgjasin shumë, por duhet të kuptojmë si do të funksionojë organizata me anëtarësi të zgjeruar”.

Aleanca ekonomike BRICS, përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut.

Ministri shtoi se samiti online i shtatorit BRICS, u pasua nga një samit i BRICS+, ku morën pjesë liderët e 13 shteteve.

“Kjo është një listë e njohur dhe përfshin vende nga rajone në zhvillim nga e gjithë bota, nga Azia, Afrika, Amerika Latine”, shtoi ministri.

FOTO GALERI
1/3
"Para se të flasim sesi apo kur do të nisë zgjerimi i BRICS, duhet të negocjojmë kushtet dhe të diskutojmë aplikimet mes pesë vendeve anëtare”, tha Lavrov.

Top Channel