E enjte, 12 Maj 2022
15:28
Tmerrohen 122 pasagjerët e avionit që merr flakë në pistë gjatë ngritjes (fotot)

Një avion me 122 pasagjerë në bord ka shpërthyer dramatikisht në flakë teksa avanconte në pistë drejt ngritjes së dështuar sot në Kinë.

15:20
Hapja turistike e Ballkanit. Konferenca e ministrave të vendeve ballkanike

Ministrat e turizmit nga vendet e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në konferencën ndërministrore të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, ku tema kryesore ishte “Heqja e Barrierave për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit”.

15:10
Rama lajmëron ndryshim kursi: Anëtarësimi? Ne, peng i një ngërçi me të cilin nuk kemi lidhje

Kryeministri Edi Rama dha disa detaje se ku u përqendrua biseda gjatë takimit joformal me shefin e diplomacisë europiane, Joseph Borell dhe  krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

15:03
Raportimi i SPAK/ Kraja: Të ndërgjegjshëm kë hetojmë, i prisnim presionet

Përballë akuzave të kreut të qeverisë Rama, kryeprokurori Arben kraja dha llogari para një tjetër qeverie nga e cila varet SPAK.

14:55
Përplasje për Srebrenicën. Berisha akuzon socialistët. Balla i kujton thyerjen e embargos

Deputetët Socialistë votuan kundra një rezolute për dënimin e krimeve dhe genocidit serb në Srebenicë, një iniciativë kjo e deputetëve mbështetës të Berishës.

14:43
Konferenca për turizmin, Veliaj: Asnjë dhomë e lirë në Tiranë në 25 Maj. Histeria për hotelet nuk është serioze

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti sot Konferencën Ministrore të Ballkanit Perëndimor, ku fokusi i diskutimit ishte përmirësimi i klimës së biznesit për investime, sidomos në turizëm, mes vendeve të rajonit, e organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

14:41
“U kthyet në parlament të Moskës”, “Srebrenica” përplas në seancë Berishën e Ballën. Socialisti: Bota e përtejme nuk i hyn në punë askujt

Taulant Balla dhe Sali Berisha janë përfshirë sërish në debat në seancë plenare lidhur me mosvotimin e rezolutës që dënonte genocidin serb në Srebrenisë.

14:37
“Drejtësi për Shqipërinë, e vodhët”/ Ndjekësit e Eurovizionit “shpërthejnë” me kritika: Ronela duhet të fitonte, ku shkuan votat tona? (Fotot)

“Drejtësi për Shqipërinë dhe Ronelën”, kështu shprehen mijëra ndjekës të “Eurovision Song Contest”, pasi këngëtarja Ronela Hajati më këngën e saj “Sekret”, u la jashtë finales.

14:10
Të dielën, ndeshja e lamtumirës/ Drejtuesit e Ajax-it: Ten Hag, trajneri më i mirë i shekullit të 21-të

Të dielën, në Arnhem përballë Vitesse-s, Erik Ten Hag do të mbyllë aventurën e tij në krye Ajax. Tekniku 52-vjeçar ka shkruar historinë me “harkëtarët” dhe nga klubi është konsideruar si trajneri më i mirë i shekullit 21-të.

14:07
U dënua për rekrutimin e shqiptarëve drejt ISIS, Verdi Morava lë qelinë pas 8 vitesh: Do vijoj betejën ligjore, jam i pafajshëm

Verdi Morava, i arrestuar si pjesë e grupit kriminal që rekrutonte shqiptarë drejt ISIS, është sot i lirë.

14:01
Rusia kërcënon Finlandën: Po hytë në NATO, do të ketë luftë!

Kremlini reagoi pas njoftimit se Finlanda është pozicionuar për anëtarësim në NATO, duke thënë se një lëvizje e tillë nuk do ta ndihmojë stabilitetin dhe sigurinë në Europë dhe se do të perceotohet si kërcënim i drejtpërdrejtë nga Rusia, e cila do të marrë masa shpaguese.

13:41
Presidenti i ri/ Opozita nis raundin e parë të negociatave me aleatët. Mediu zbardh detajet pas takimeve me dy kampet e PD

Opozita ka nisur raundin e parë të negociatave me aleatët për zgjedhjen e presidentit të ri.

13:33
Shpresa për marrëveshjen e targave të kosovës, takimi në Bruksel!

Vizita e kryeministrit Albin Kurti dhe e presidentit serb, Aleksandar Vucic në Berlin shtoi shpresat për arritjen e një marrëveshjeje për targat e automjeteve.

13:31
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino uron Tiranën për titullin kampion, cilëson edhe zhvillimin e futbollit vendas

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe përmes tij edhe ekipit të Tiranës, për kurorëzimin si kampione e Shqipërisë, për sezonin futbollistik 2021-2022.

13:04
Plagosje me thikë në Kavajë, përfundon në spital 55-vjeçari

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë, ku ka mbetur një i plagosur.

13:01
Dështon plani i të burgosurit në Korçë/ Piu ilaçe dhe përfundoi në spital, tentoi të vidhte bisturinë e mjekut

Një shtetas nga burgu i Drenovës është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore për shkak se kishte konsumuar një sasi ilaçesh.

13:00
Kosova në KE, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Do mbrojmë shtetin!

Fill pas vendimit të Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës, presidenti i Serbisë. Kosova ka shkelur në mënyrë brutale marrëveshjen e Washingtonit, deklaroi ai.

12:38
Pilotit i bie të fikët, pasagjeri pa eksperiencë fluturimi ul avionin në pistë!

Darren Harrison nga Florida është kthyer papritur në njeriun e ditës në Shtetet e Bashkuara, dhe emri i tij po lakohet nga të gjitha mediat e mëdha botërore.

12:34
BE zbut masat për maskën në avion: hiqet detyrimi në aeroporte!

Bashkimi Europian ka vendosur të zbusë masat për mbajtjen e maskës në avion.

12:32
”Një luftë që s`mund të fitohet”, NATO e shqetësuar: Situata në Ukrainë, e paqartë!

Liderët e NATO-s janë të shqetësuar nga ideja se në Europë mund të ketë një luftë të zgjatur, e cila nuk mund të fitohet.

12:30
Krerët e Finlandës pajtohen: Bashkim me NATO-n sa më parë, analistët: Tërmet gjeopolitik!

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e këtij shteti, Sanna Marin, kërkuan njëzëri që Finlanda të anëtarësohet në NATO, “pa vonesa”.Të dy liderët thanë në një deklaratë të përbashkët se presin vendimin në ditët në vijim.

12:30
Rastet e para zyrtare me Covid, Koreja e Veriut hyn në izolim të ashpër!

Në një kohë kur koronavirusi u përhap në të gjithë globin, Koreja e Veriut nuk pranonte të kishte raste të sëmundjes.

12:27
Apple bie nga froni: Jo më numri një i botës!

Apple e ka humbur pozicionin e saj si kompania më vlerën më të madhe në botë pas një shitjeje të konsiderueshme të aksioneve të veta te teknologjisë.

12:25
Dalin pamjet kur rusët vrasin dy civilë pas shpine, CNN: Videoja është e vërtetë! 

CNN ka siguruar një video e cila tregon momentin kur ushtarë rusë qëllojnë dhe vrasin dy civilë të paarmatosur në periferi të kryeqytetit ukrainas të Kievit.

12:21
Dita e infermierëve/ Rrëfimi i 54-vjeçares që shërben nëpër fshatrat e Gramshit

22 vite infermiere në zona të thella të Gramshit, e megjithatë Ruzhdie Xheka nuk ndihet e lodhur.

12:18
Psikologët e rremë/ Urdhri i psikologëve numëron 1300 anëtarë në të gjithë vendin

Kjo është faqja zyrtare e Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë. Çdo vit ky urdhër e përditëson këtë listë dhe ua dërgon institucioneve dhe televizioneve. Qëllimi i gjithë kësaj është që të shmangen dhe frenohen psikologët e rremë.

12:18
“Fast and furious” në Kukës. Banorët të shqetësuar nga lëvizja me shpejtësi e makinave

Ecja me shpejtësi e automjeteve në rruget krysore të qytetit të Kukësit është një prej fenomeneve ku banorët e qytetit verilindor duhet të përballen çdo ditë.

12:11
Darka me liderët e ballkanit/ Borrell: Unifikoni politikën e jashtme me ne

Në përfundimin e takimit joformal me shefin e diplomacisë europiane, Joseph Borell, krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor iu rikujtua se përshtatja e qëndrimeve të tyre me vendimet e BE-së në politikë të jashtme dhe siguri, është element qendror në rrugëtimin europian.

12:07
Debate në Kuvend/ Rrëzohet rezoluta për Srebrenicën e kërkuar nga Berisha

Deputetët Socialistë votuan kundra një rezolute për dënimin e krimeve dhe genocidit serb në Srebrenicë, një iniciativë kjo e deputetëve mbështetës të Berishës.

12:02
“Bullgaria ka marrë peng Maqedoninë e Veriut”/ Rama nga Brukseli flet për integrimin: Do të ndryshojmë kurs…

Pas takimeve të zhvilluara në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë ku ka folur për çështje të ndryshme, siç është integrimi në BE.

11:30
Përplasi me makinë foshnjën dhe prindërit, lihet në burg Ajas Sulejmeni/ Avokati kërkon masë më të lehtë: Ka tre fëmijë…

Ajas Sulejmeni, 39-vjeçari që aksidentoi rëndë një çiftin me foshnjën e tyre në vijat e bardha në Rrugën e Kavajës, është lënë në masën e arrestit me burg nga Gjykata.

11:14
I moshuari pëson parainfarkt në plazhin e Vlorës, kryebashkiaku Dritan Leli i vjen në ndihmë (Pamjet)

Një i moshuar duke bërë plazh në bregdetin e Vlorës nuk është ndjerë mirë dhe ka kërkuar ndihmën e ambulancës.

11:08
Sherr mes deputetëve demokratë në Kuvend, Bardhi- Spahos: Shko zhduku, palaço!

Një sherr ka ndodhur gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend mes deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Edmond Spaho.

11:02
Raporti vjetor i SPAK/ Kraja: Prokurorët e dinë kë të hetojnë! E dinim që do kishim presione

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë këtë të mërkurë po zhvillohet seanca dëgjimore me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

11:02
Anëtarësimi në KE, Kosova dorëzon aplikimin: Sot çelet një kapitull i ri!

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dorëzoi aplikimin për anëtarësimin në Këshillin e Europës.

10:44
“Tradhtari i luftës së Kosovës”/ Balla akuzon Berishën: Furnizove me naftë kontrabandë ushtrinë serbe, të nisin hetimet për thyerjen e embargos së OKB

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla akuzuar Sali Berishën si përgjegjës kryesor për masakrën e Srebrenicës.

10:28
Masakra e Serbrenicës, Berisha: Kërkojmë të dënohet gjenocidi, Vuçiçi, një Putin i vogël!

Deputeti Sali Berisha u shpreh se nisma e grupit të PD për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara.

10:15
Danimarka dhe Estonia mbështesin vendimin e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen është shprehur se Danimarka do të mirëpresë Finlandën në NATO dhe do të punojë për anëtarësimin e saj sa më shpejt.

10:08
De Bruyne i pangopur: Duhet të shënoja 5 gola! Reali? Mos ma kujtoni, e humba fare

Kevin De Bruyne mori përdore Manchester City përballë Wolves, kundërshtar të cilit i shënoi katër gola. Ekipi i Pep Guardiolës mposhti 1-5 “Ujqit” dhe ka nevojë për katër pikë në dy ndeshjet e fundit për t’u shpallur kampione e Anglisë për herë të tetë në histori dhe të katërt në pesë vitet e fundit.

09:51
Aksident në Kallm të Fierit, makina përplas të moshuarin

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Kallm të Fierit, ku është lënduar një person.

09:47
Frikë nga lufta! Finlanda njofton vendimin për tu anëtarësuar në NATO

Presidenti dhe kryeministrja e Finlandës njoftuan mbështetjen për anëtarësimin në NATO këtë të enjten, duke e çuar vendin nordik që ndan një kufi prej 800 miljesh me Rusinë, një hap më afër anëtarësimit në aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA.

09:33
Përshtatja e Ballkanit Perëndimor me politikën e jashtme të BE-së, “element qendror në rrugën evropiane”

Bashkimi Evropian u ka rikujtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor se përshtatja e qëndrimeve të tyre me vendimet e BE-së në politikë të jashtme dhe siguri, është element qendror në rrugëtimin e tyre evropian.

09:22
Rusia fillon me NashStore zëvendësimin e Google

Google Play Store është në përdorim me kufizime shumë të mëdha në Rusi, për shkak të sanksioneve të Perëndimit pas sulmit ndaj Ukrainës. Së shpejti nis nga puna një alternativë ruse, që e ka kapërcyer fazën e testimit.

09:14
Zhang në ekstazë: Kjo Kupë do mbetet në histori, fitojmë edhe titullin

Interi triumfoi 4-2 pas kohës shtesë në një finale emocionuese dhe plot polemika. Zikaltrit fituan Kupën e Italisë për herë të tetë në histori, sukses që mungonte prej 11 vitesh në Milanon zikaltër.

09:10
Goditen me thikë dy shqiptarë në Itali dhe lihen në mes të rrugës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë (Emrat)

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat italiane për dy shqiptarë, të cilët janë gjetur të plagosur më thikë në zonën e Villa Raspa di Spoltore në Pescara.

08:55
Video/ Rrëshqiti nga pista, përfshihet nga flakët avioni në Kinë, mbi 40 të plagosur

Një aeroplan me 122 persona në bord doli nga pista në Chongqing të Kinës dhe u përfshi nga flakët.

08:46
Arrijnë në 16.2 mijë vdekjet shtesë në vend nga fillimi i pandemisë/ 4.7 herë më shumë se deklarimet zyrtare

Ndonëse me ritme më të ulëta se në dy vitet e mëparshme, pandemia e Covid-19 ka vijuar që të marrë jetë njerëzish edhe në tremujorin e parë të këtij viti.

08:43
Kosova do të aplikojë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Burimet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se aplikacioni është i gatshëm dhe se aplikimi do të bëhet së shpejti, me siguri të enjten.

08:27
SHBA, Evropa perëndimore të shqetësuara për një luftë të gjatë në Ukrainë

A do të ketë një luftë pa fund që nuk mund të fitohet në Evropë? Ky është skenari të cilit i druhen dhe për të cilin po përgatiten udhëheqësit e NATO-s, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë tashmë në muajin e tretë, po jep pak shenja se do të ketë një fitore vendimtare ushtarake nga secila nga palët dhe nuk duket të ketë zgjidhje në horizont.

08:20
Supermarketet kufizojnë shitjen e vajit të lulediellit nga 3 deri 6 litra për konsumatorin/ Importuesit: Nuk ka mungesë furnizimesh

Nisin kufizimet e shitjes të vajit për konsumatorin nga supermarketet.

08:16
Temperaturat deri në 26 gradë! Mësoni çfarë ka rezervuar moti për sot

Këtë të enjte, vendi ynë mbetet me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

E mërkurë, 11 Maj 2022
23:37
Inside Story/ Siguria antisizmike e veprave inxhinierike, ja si bëhet kontrolli

A ushtrohet kontrolli dhe monitorimi nga ana e qeverisë? Nëse po si kryhet? Sipas ligjit të 1998 të ndryshuar në 2020 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndertimit”, neni 6 detyron që kontrolli teknik në pikëpamjen e sigurisë kryhet përmes oponencës teknike.

23:30
Inside Story/ A reflektuam nga tërmeti shkatërrues i 2019? Ja çfarë u ndryshua në aspektin ligjor dhe praktik

Historia e ka treguar se shqiptarët e kanë kujtesën shumë të shkurtër dhe gabojnë në kurriz të vetvetes. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 pati pasoja të rënda edhe psikologjike.

23:23
Inside Story/ Shqipëria pikë e nxehtë sizmike por ndërtimet realizohen me protokollet e vjetra të komunizmit

Ekspertët sugjerojnë se kushti i sotëm teknik që daton më 1989 ka mangësi pasi kanë ndryshuar materialet e ndërtimit, stili i ndërtimit, mënyra dhe densiteti i ndërtimit.

23:16
Inside Story/ Tërmetet në Shqipëri, a vlerësohet risku sizmik për ndërtesat?

Ndërtimet në vendin tonë ndahen në disa periudha duke marrë parasysh ngjarjet sizmike: Periudha e parë është deri në vitet 50. Asokohe nuk kishte norma teknike që llogarisnin sigurinë nga lëkundjet.

22:59
Inside Story/ Tërmeti i 26 nëntorit 2019, ja parregullsitë që dolën nga mosrespektimi i kushtieve teknike dhe mungesa e studimeve

Kjo është Zona e Plazhit në Durrës, një prej pikave me pasojat më të rënda nga tërmeti ku shumë godina u rrafshuan nga themelet.

22:55
Inside Stroy/ Siguria e veprave inxhinierike, a i kemi kushtuar vëmëndje studimit të tokës…?!

Në Shqipëri harxhohen shuma marramendëse për estetikë, fasada, por nuk i kushtohet vëmendja e duhur asaj që është më e rëndësishmja; sigurisë së veprave inxhinierike.

22:52
Inside Story/ Studimet, Shqipëria “tokë e zjarrtë”, zbulohet numri i tërmeteve të ngjashëm nga forca me atë të 2019-ës

Studimet kombëtare dhe ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë ndër vendet me nivel të lartë sizmiologjik. Sipas katalogut të tërmeteve, në territorin e Shqipërisë janë evidentuar lëkundje sizmike edhe para erës sonë.

22:48
“Nëse nuk do ishte Albani, s’ka mashkull tjetër”/ Çiljeta tregon se pse është e vështirë të jesh nënë e një djali

Këngëtarja Çilieta Xhilaga ka treguar dashurinë që ka për futbollistin Alban Hoxha, me të cilin është në romancë prej shumë vitesh.

22:43
Vritet prokurori në Paraguaji, shpërblim marramendës për të kapur autorët

Prokurori i antimafias, Marcelo Peçi, nga Paraguaji u qëllua për vdekje të martën ndërsa ishte në muajin e mjaltit në një ishull të Karaibeve , teksa sulmuesit u larguan me skaf me shpejtësi në det.

22:31
“Jetoj me tre burra”/ Çiljeta rrëfen jetesën me Albanin dhe djalin e tij

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, Çiljeta tha se e do shumë familjen dhe ka vendosur t’i përkushtohet, duke lënë mënjanë karrierën.

22:29
Ekuadori në ankth për pjesëmarrjen në Botëror, FIFA hap hetim pas ankesës së Kilit

FIFA ka konfirmuar se ka hapur një hetim për Ekuadorin lidhur me akuzat e bëra nga Kili, që pretendon se Byron Castillo është aktivizuar me dokumente e falsifikuara në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës Katar 2022.

22:17
Sherr masiv mes nxënësve pranë gjimnazit “Qemal Stafa’, pas ndeshjes së volejbollit të rinjtë përfundojnë në konflikt

Një sherr masiv ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të gjimnazit “Qemal Stafa” tek ‘Rruga e Durrësit’ ku disa nxënës janë rrahur me njëri tjetrin.

22:12
Klea Huta: Donaldi dhe Romeo Veshaj më kanë marrë bashkëshortin!

Moderatorja Klea Huta ka treguar me humor se tashmë bashkëshortin, Elgitin ia ka marrë Romeo dhe Donaldi.

21:59
Juventus-Inter/ Mbyllet pjesa e parë, vendos supergoli i Barellës

Juventus dhe Inter përballen në “Olimpico” për finalen e Kupës së Italisë, teksa të dy skuadrat do të kërkojnë triumfin, për të marrë trofeun e parë sezonal.

21:55
Sonila Meço në ‘Goca dhe Gra’: Ja kush është kushti i vetëm që mban të fortë marrëdhënien në çift

E ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Goca dhe Gra’ është moderatorja Sonila Meço, e cila ka folur rreth problemeve në martesë dhe ekperiencës së saj 21-vjeçare në martesë.

21:51
“Është vjehrrë shembull, e dua si mamin tim”/ Armina tregon takimin e parë me Liri Berishën

Moderatorja Armina Mevlani, ka treguar sesi e ka marrëdhënien me vjehrrën e saj, Liri Berishën.

21:43
Ura e varur më e gjatë në botë hapet kësaj jave për këmbësorët alpinë në Çeki (fotot)

Në 721 metrat e gjatësisë së saj, ura e varur më e gjatë në botë në më shumë se 1000 metra lartësi mbi nivelin e detit, hapet kësaj jave në Republikën Çeke.

21:39
Takimi i parë me vjehrrën, Klea Huta tregon ndjesinë: Më pa si vajzën e saj

Artistja Klea Huta ka treguar ndjesinë e takimit të parë me vjehrrën e saj, nënën e këngëtarit Elgit Doda.

21:32
Einxhel Shkira e thumboi, Armina Mevlani sqaron ç’ka nodhur mes tyre: Nuk ka folur mirë për mua…

Marrëdhënia mes moderatoreve Armina Mevlani dhe Einxhel Shkira u përfol në rrjet sikur kishte një “krisje”.

21:23
Aksident në Lezhë/ Makina bëhet ‘copash’, drejtuesi përfundon në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë pasditen e sotme, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

21:12
Alienët jetojnë prej shekujsh në biosferën e errët të tokës, pretendon studiuesi (fotot)

Shkencëtarët thonë se fundmi se kërkimi i njeriut për jetë në hapësirën e largët mund të pengohet nga fakti se “nuk ka një përkufizim të saktë se çfarë është jeta”.

21:05
Ilir Yzeiri sfidon kreun e SPAK-ut: Heto Berishën që të mësojmë të vërtetën e bëmave të tij

Analisti Ilir Yzeiri, ka sfiduar kreun e SPAK-ut, Arben Kraja, që të nisë një hetim të thellë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

20:51
Rama takon Joseph Borrell në Bruksel

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka takuar pasditen e sotme Zëvëndës Presidentin e Komisionit Evropian Joseph Borrell në Bruksel.

20:45
Konsullata Shqiptarë në Mynih kërcënon qytetaren: Ta harrosh shërbimin, s’e ke të gjatë qëndrimin në Gjermani!

Fiks Fare i rikthehet sërish një problemi të madh që hasin emigrantët nëpër botë me përfaqësitë diplomatike të vendit tonë në shtetin ku qëndrojnë.

20:36
Gjendet pa shenja jete bariu në malin Shashicë

Një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në malin Shashicë.

20:35
Juventus-Inter/ Publikohen formacionet zyrtare, Allegri i beson Dybalës

Juventus-Inter është finalja e madhe e Kupës së Italisë, që starton në orën 21:00 në ekranin e SuperSport dhe do të vendosë fituesin e titullit të dytë më të rëndësishëm.

20:25
Borrell: Ballkani, politika e jashtme më e rëndësishme e BE-së

“Ballkani Perëndimor është politika jonë e jashtme më e rëndësishme”, ka deklaruar përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell para darkës joformale që ka organizuar me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën, më 11 maj.

20:12
Ronela nuk është më “sekret”/ Kënga e Hajatit u interpretua e para në Eurovizion, por nuk u kualifikua

Ronela Hajati, përfaqësuesja jonë në Eurovizion, gjithashtu performoi e para, duke celur spektaklin e madh në Torino.

20:00
Peshku i mahnitshëm ‘me krahë’ lirohet në lumin Mekong në Kamboxhia (fotot)

Një specie e rrezikuar e peshkut gjigant me krahë rrethore, që u kap aksidentalisht nga peshkatarët në Kamboxhia, u lirua sot i palënduar në lumin Mekong.

19:59
Sikleti i një mandati shqiptar/ SPS serbe ankohet për votimet në Bujanoc dhe kërkon ripërsëritjen

Vendvotimi ku Shaip Kamberi mori votat e mjaftueshme për të qenë deputet në Kuvendin e Serbisë do të shkojë në përsëritje të votimit.

19:55
Nga një maji, 1225 shërbime jepen online në portalin e-Albania

1225 shërbime publike ofrohen online në portalin e-albania ndërsa prej datës 1 maj vetëm 5% e shërbimeve publike ofrohen ende në sportele, ku qytetari duhet të paraqitet fizikisht.

19:53
Finalja, vatër infeksionesh?/ Shefi i urgjencës thotë se nuk shikon rreziqe të mëdha

E gjithë vëmendja tanimë është përqendruar në finalen evropiane të Rome- Feynord që për herë të parë zhvillohet në Shqipëri, në 25 maj në stadiumin Air Albania.

19:51
Menu shqip finales evropiane/ Pritje me ushqime tradicionale shqiptare për 1100 të ftuar të UEFA

Finalja e conference league që do të zhvillohet më 25 maj në kryeqytet është mirëmenduar nga UEFA në çdo detaj, ku veç aktivitetit futbollistik ku Shqipëria do të përfaqësohet me impiantin më të madh dhe më modern të vendit si Air Albania, vendi ynë do të ketë mundësinë të bëjë një paraqitje po kaq dinjitoze të kulinarisë vendase.

19:49
Triporti jepet me koncesion/ Porti në Vlorë, investimi për 40 milionë euro, zgjat 10 vite

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave kontratën koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Triportit të Vlorës.

19:47
“Shtetëzohen” ujësjellësit/ Do jenë 15 ndërmarrje nën kontrollin e qeverisë

Ujësjellësit nëpër 61 bashkitë e vendit do t’i nënshtrohen një reforme të thellë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pas kritikës së fortë që i bëri këtyre institucioneve tetorin e vitit të kaluar tashmë ka vendosur që t’i centralizojë.

19:45
Guvernatori, pro amnistisë/ Sejko raporton në Kuvend, deputetët të shqetësuar për mikrokreditë

Aminstia fiskale nëse zbatohet siç duhet, mund të ulë nivelin e informalitetit.

19:43
Vija të bardha pa semaforë/ Kaosi në rrugë për shkak të sinjalistikës rrugore

Kjo është situata e përditshme në rrethrrotullimin e Zogut të zi, por edhe në vendkalime të tjera këmbësorësh të cilët nuk janë të rregulluar me semafor. Njerëz e makina ndajnë të njëjtën rrugë duke pretenduar se secili prej tyre ka përparësi për të kaluar. 

19:40
Emërimet në SPAK/ Gjyqi i prokurores në Gjykatën e Apelit për të rikthyer garën

Prokurorja Sonila Muhametaj këmbënguli sërish përpara gjykatës administrative të apelit se Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu e fituan garën për në SPAK nën preferenca të qëllimshme, edhe pse sipas saj njëri ishte konsideruar i paaftë nga vettingu dhe tjetri  me dosje të pahetuara, si vrasja para zgjedhjeve në Elbasan.

19:11
Kë ka pëlqyer Mevlani më së shumti në ‘Përputhen’? Përgjigjia e tij lë pa fjalë studion

Konkurrenti i dy sezoneve të ‘Përputhen’ Mevlan Shaba ka marrë vendimin të largohet ditën e sotme nga programi i vetëm.

19:09
Përdhunimi si mjet lufte, ekspozitë në Nju Jork me foto nga Kosova

Në qytetin e Nju Jorkut, u hap të martën ekspozita me titull “Një grua duke qarë: Gratë dhe Lufta”, e fotoreporteres së njohur Marissa Roth, që trajton temën e dhunës dhe përdhunimit si mjete lufte.

18:55
A është penduar se ka hyrë në program vetëm për Mevlanin? Ja si përgjigjet Filloreta

Konkurrentja e ‘Përputhen’, Filloreta, e cila është vajza e fundit që ka hyrë në program dhe në hyrje të saj deklaroi se është aty vetëm për Mevlanin, ka vendosur të lërë emisionin ditën e sotme.

18:44
Bilanci i Covid/ Asnjë humbje jete dhe 24 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 790 testime, kanë rezultuar pozitivë me COVID19 24 qytetarë, në këto bashki:
11 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Sarandë, 2 në Durrës, Elbasan, 1 në Delvinë, Korçë.

18:39
Mevlani dhe Filloreta mbyllin eksperiencën në “Përputhen”: Shpresojmë që ky rrugëtim të mos përfundojë me aq

Edhe pse nuk arritën të dilnin çift me njëri-tjetrin nga ‘Përputhen’, Mevlani dhe Filloreta duket se gëzojnë respekt për njëri – tjetrin dhe kjo gjë do të vazhdojë dhe jashtë. 

18:34
Skuadra e shqiptarëve miqësore me Ukrainën, fitimet shkojnë për bamirësi në vendin e luftës

Kombëtarja e Ukrainës e drejtuar nga Oleksandr Petrakov ka nisur përgatitjet për gjysmëfinalen e Play-Off në muajin qershor ndaj Skocisë në Glasgow, teksa në lojë është një biletë për në Botërorin e Katarit. Në rast se ukrainasit ia dalin ta kalojnë me sukses sfidën ndaj skocezëve, atëherë në Cardiff i pret Uellsi.

18:34
Regjistrimi audio sjell fjalët e fundit të oficeres amerikane Vicky White para vetëvrasjes në arrati me të burgosurin (Fotot)

Shërbimet amerikane të emergjencës kanë publikuar sot bisedën ‘audio’ të ish-gardianes së burgut Vicky White e cila i thotë të dashurin të saj të arratisur Casey White në momentet e fundit, se duhet të dalin nga makina e të vrapojnë, por pak më vonë ajo qëllon veten në kokë kur rrethohen nga policia.

18:26
Nxënësit do të kenë më shumë pushime! Ministria e Arsimit merr vendimin për vitin e ri shkollor

Ministria e Arsimit ka miratuar strukturën e re të vitit shkollor 2022-2023, ku janë parashikuar një javë më shumë pushime sesa viti aktual që është drejt mbylljes.

18:20
Draghi: SHBA-ja dhe Rusia duhet të zhvillojnë bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Kryeministri italian Mario Draghi, tha ditën e sotme se SHBA-ja dhe Rusia duhet të zhvillojnë bisedime me njëra-tjetrën për ti dhënë fund luftimeve në Ukrainë.

18:13
Zelensky: Nëse do ishim futur në NATO, nuk do ishim në luftë sot

 Lufta me Rusinë do të ishte parandaluar nëse Ukraina do të kishte qenë anëtare e aleancës së NATO-s, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

18:13
“Duhet folur me Putin për të ndaluar luftën”/ Guterres: Ai e shkaktoi këtë!

Zmprapsja e trupave rus të mërkurën nga ushtarët ukrainas, në kufi në Kharkiv po shqetëson gjithnjë e më shumë Moskën vlerësojnë zyrtarët ukrainas.