Një këngë pop argjentinase është bërë himni jozyrtar i Kupës së Botës për Lionel Messin dhe skuadrën.

“Muchachos, ahora nos volvimo’ a ilusionar”, një këngë e grupit argjentinas La Moscas,  ka qenë pjesë e gjithë turneut duke u zhurmuar në stadiumet e Katarit.

Tingulli i veçantë i grupit është një përzierje marramendëse e ska, rock dhe pop dhe titulli i hitit të tyre përkthehet përafërsisht si “Djem, ne shpresojmë sërish”.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, ambasada e Argjentinës në Doha raportoi se midis 35,000 dhe 40,000 argjentinas kanë udhëtuar në Katar për të parë ekipin e tyre duke ngritur Kupën e Botës për herë të parë në 36 vjet, në atë që mund të jetë gjithashtu turnu i fundit i Messit.

Himni që është bërë klithma e tyre është në fakt një ripunim i një kënge të vitit 2003 që fillimisht titullohej “Muchachos, Esta Noche Me Emborracho” (“Djem, sonte do të dehem”) që  kishte të bënte me thyerjen e zemrës.

Por këngëtari kryesor i grupit, Guillermo Novellis ka shpjeguar se një tifoz i quajtur Fernando Romero shkroi tekste të reja për të festuar në rrugën e Argjentinës drejt finales së Kupës së Amerikës 2021. Novellis dhe grupi i tij më pas e regjistruan atë version dhe e lëshuan para Kupës së Botës.

Linja e hapjes në edicionin e ri i referohet në mënyrë eksplicite dy ikonave më të mëdha të futbollit të Argjentinës: “Kam lindur në Argjentinë, toka e Diego dhe Lionel, nga fëmijët nga Ishujt Falkland, të cilët nuk do t’i harroj kurrë.”

Me shpresën për të qënë kampion bote dhe duke inkurajuar Messin.

Vetë Messi pohoi në fillim të këtij viti në televizionin argjentinas se kjo ishte kënga e tij e preferuar e futbollit.

Pas fitores së Argjentinës ndaj Meksikës në Grupin C, skuadra u kap duke kërcyer nëpër dhomën e zhveshjes, duke kënduar himnin e La Moscas.

Kur Argjentina më pas kaloi Australinë në 16-shen e fundit, La Moscas postoi një video në llogarinë e tyre në Instagram, duke treguar tifozët në stadiumin Ahmad bin Ali duke lëshuar këngën e tyre.

Nëse ata arrijnë të shkojnë deri në fund këtë herë, ne tashmë e dimë se cili do të jetë kolona zanore.

Top Channel