Dëmtimi i Brojës, Chelsea jep detaje mbi gjendjen e shqiptarit

14/12/2022 14:29

Klubi i Chelsea-t ka reaguar për dëmtimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Në një publikim në faqen zyrtare “blutë” e Londrës kanë konfirmuar se shqiptari ka këputur ligamentin dhe si pasojë do të humbasë pjesën e mbetur të sezonin 2022-2023.

“Pasi pësoi një dëmtim në gju gjatë pjesës së parë të miqësores të së dielës kundër Aston Villa, Armando iu nënshtrua një vlerësimi të mëtejshëm pas kthimit të klubit në Angli.

Rezultatet e skanimit kanë konfirmuar për fat të keq një këputje të ligamentit dhe për këtë arsye do ët zhvillojë një ndërhyrje kirurgjikale.

Pas operacionit, Armando do të punojë me departamentin mjekësor të klubit gjatë rehabilitimit të tij dhe pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit 2022/23.”-njofton Chelsea.

Top Channel