Tenderat për ndërtimin e rrugëve nuk janë sekret vetëm për qytetarët,  por edhe për deputetët.

Demokratja  Jorida Tabaku  konfirmon për Top Channel se pavarësisht kërkesave për transparencë  një veprim i tillë nuk është bërë nga qeveria duke ngritur dyshime të forta për  kompanitë të cilët përfitojnë  koncesione.

 

Tabaku: Janë persona që s’kanë asnjë eksperiencë në biznes që sot kane marrë koncesione qindra miliona euro dhe janë persona,  të cilët marrin dhe vendosin kolateral projektin e koncesionit. Ne kemi kërkuar qe mos të lejohen kompani që nuk u njihet pronari, (pra ofshore). Parimi kryesor është llogaridhënia e zbatimit të projektit, përgjegjësia individuale e atyre qe e miratojnë  projektin për të mos u fshehur pas përgjegjësisë  kolektive, elementi i trete është transaprenca.

Ndërtimi i rrugëve në Shqipëri është ndër më të shtrenjtit në rajon. Si shembull,  deputetja demokrate sjell  koncesionin  Lekaj-Fier, por ky aks sipas Jorida Tabakut  nuk është i vetmi që ka marrë edhe epitetin rrugë e florinjtë.

Tabaku: 7 milionë euro Lekaj-Fier ndërkohë që kalojmë 20 milion euro në rrugë të tjera. Tuneli  Llogarasë, rruga  e Arbrit, kemi eksperiencën që ka nisur më 200 milion euro rruga e Arbrit dhe po përfundon me 500 milion euro. Pra vec kostos fillestare të hapjes se tenderit shume nga këto rruge kane shtim kostos.

Në analizën e ligjvënëses demokrate  barra e  projekteve  publikë shkon direkt në xhepat e  qytetarëve, që duhet të mbushin  gropat që shkaktohen në buxhetin e shtetit.

Tabaku: Ka shumë projekte qe kanë kosto shumë të lartë për kilometër që shkon deri 20 milion euro për kilometër, të cilat mund të ishin financuar në një skemë tjetër  dhe që kanë një procedurë dhënie në gjykimin tim të dyshimtë.

Top Channel