Ten Hag vendos prioritetet, trajneri dëshiron mbrojtësin e Inter

14/12/2022 18:21

Denzel Dumfries ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes së klubeve angleze.

Mbrojtësi holandez i Interit po ndiqet mbi të gjitha nga Manchester United, i cili synon të forcojë e mbrojtjen me një element me vlerë të madhe dhe shumë të vlerësuar nga Erik ten Hag.

Megjithatë, situata e Diogo Dalot mbetet për t’u vlerësuar, kontrata e ish-lojtarit të Milanit skadon në qershor, por “Djajtë e Kuq” mund të përfitojnë nga klauzola e rinovimit të njëanshëm për një sezon tjetër.

Nga ana tjetër, nëse Dumfries pranon të bashkohet me ekipin e Ten Hag, portugezi mund të shitet dhe në gjurmët e Dalot është Barcelona.

Top Channel