Gomonia e përmbytur në Kanalin Anglez/ Dalin fotot e para të emigrantëve që përpiqen të shpëtojnë, mes tyre edhe fëmijë

14/12/2022 11:57

Këto janë pamjet e para të tmerrit rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në Kanalin Anglez të gomones e cila u përmbyt dhe si pasojë humbën jetën tre persona.

Sikurse duket nga pamjet, dhjetëra persona po përpiqen të shpëtojnë nga gomonia, me ndihën e rojeve bregdetare të Britanisë dhe Francës.

Mes tyre, shihen edhe fëmijë.

Deri në këto momente janë shpëtuar 43 persona, por gjendja e tyre është kritike për jetën.

Ende nuk është konfirmuar shtetësia e viktimave, as të të shpëtuarve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel