Frikë përplasjesh në Paris para gjysmë-finales së botërorit Marok-Francë (fotot)

14/12/2022 19:00

Celebrimet e marokenëve kanë ndriçuar shumë kryeqytete në botë gjatë botërorit të sivjetshëm, por në Evropën Perëndimore disa tentativa për kufizimin e tyre janë pritur me rezistencë.

Në Paris kampionati botëror sivjet pa prishur disi planet e zakonshme të përgatitjeve të Krishtlindjeve ndërsa para ndeshjes së të mërkurës kryeqyteti përgatitet të përballojë trazira të mundshme.

Ministri i brendshëm Gerald Darmanin, tha sot se qyteti po mobilizon 10,000 oficerë policie për mbrojtjen e zonës qendrore të Champs Elysees, nga ato që zyrtarët quanin “kontroll i turmave dhe parandalim terrorizmi”.

Masat e reja vijnë pas trazirave që ndodhën pas fitores historike të Marokut ndaj Portugalisë në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Festime spontane pati në shumë qytete të botës, me natyrë pozitive dhe pa probleme.

Reperi maroken French Montana nisi një koncert të improvizuar në sheshin Times Square në New York, teksa festime me fishekzjarrë, muzikë e kërcime pati dhe në Montreal të Kanadasë.

Por celebrimet në Paris kishin një natyrë me të ashpër prej historisë mes vendeve, teksa rreth 20 000 tifozë u përleshën me policinë në bulevardin qendror.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe rreth 100 persona u arrestuan me akuza të ndryshme, tha ministria e brendshme franceze.

Në France kjo është kthyer në një traditë të padëshiruar sa herë kombëtaret e vendeve afrikano-veriore luajnë ndeshje të rëndësishme.

FOTO GALERI
1/5
Në Paris kampionati botëror sivjet pa prishur disi planet e zakonshme të përgatitjeve të Krishtlindjeve

Top Channel