Tregtimi i lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve në vendin tonë u ndalua me Urdhrin 661 të firmosur me datë 13 dhjetor 2018 nga 3 ministri, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave.

Ky urdhër ndaloi hedhjen në tregun e brendshëm të artikujve piroteknike dhe fishekzjarreve për përdorim civil nga publiku i gjerë. Pas 3 vitesh me datë 3 qershor të vitit 2021 ligji numër 73, neni 15 me propozim të Këshillit të Ministrave rregulloi kushtet dhe kriteret për shitjet, gjithashtu dhe përdorimit të këtyre artikujve piroteknike . Përdorimi i tyre në kategoritë përkatëse janë nga 15 dhjetori deri  në 1 janar.

Vetëm 17 ditë para natës së ndërrimit të viteve bashkëpunëtorët e Fiks Fare kërkuan të blinin fishekzjarre dhe kapsollë në disa pika të ndryshme në qytetin e Tiranës, ku në secilën prej tyre duhet t’i porosisnin më parë dhe në njërën prej këtyre pikave arritën të blinim 2 pako kapsollë të kategorisë F1 ( përdorim brenda vendbanimit) dhe 5 kapsollë të tjera të kategorisë F2 ( përdoren në ambiente të jashtme të izoluara).

Gjithashtu tregtimi i fishekzjarreve në vendin tonë është bërë dhe pjesë e tregut on line. Në rrjetet sociale “TikTok” dhe “Instagram” mjafton të bësh një kërkim me fjalën kyçe fishekzjarre dhe menjëherë do të radhiten disa faqe pa treguar asnjë informacion mbi vendndodhjen, por me një mesazh ose me numrin e kontaktit të lënë në faqen online  mund të porosisësh disa prej modeleve të këtyre mjeteve piroteknike të ekspozuara në galeri dhe porosia vjen me postë në adresën e dhënë. Gazetarët e Fiks-it biseduan në telefon me dy prej këtyre faqeve dhe për porosinë e këtyre lëndëve plasëse tregtarët adresën e marrjes së porosisë sepse funksiononim vetëm me postë.

Drejtori i Zjarrfikëses Tiranë Shkëlqim Goxhaj tha për gazetarët e Fiks-it se në muajin Dhjetor hartohet një plan masash bashkë me Policinë e Shtetit i cili miratohet nga drejtori i Policisë Tiranë dhe nga drejtori i Shërbimit Zjarrfikës. Në këtë plan masash përfshihen inspektimet në terren nga grupe të përbashkëta inspektorësh, inspektorë të zjarrfikëses dhe policia. Masë kryesore tjetër është që nuk lëshohet më certifikatë sigurie për subjekte që tregtojnë materiale piroteknike. Ai thotë se të paktën 2 vitet e fundit në territorin e bashkisë Tiranë janë vetëm 2 ose 3 subjekte që janë të licensuar për tregtimin e tyre. Nuk ka me dyqane në tregje siç ka qenë më parë nuk ka më subjekte të certifikuara.

Vetë, pak ditë më parë është firmosur nga drejtori i policisë dhe nga Zjarrfikësja Tiranë një plan masash për të dy institucionet është e pamundur të kontrollosh çdo familje. Gjithashtu ai thotë se shpesh herë dëgjojmë dhe raste ditëlindjesh që shpërthejnë fishekzjarre është e papranueshme, muajin e fundit ka patur dhe raste zjarri në banesë nga shpërthimi i fishekzjarreve. Për mos të përmendur incidentet e shumta që ndodhin edhe në njerëz. Në Tiranë janë vetëm dy subjekte të licensuara  për shitjen e mjeteve piroteknike dhe sërish ky treg nuk kontrollohet.

Ligji e përcakton qartë se kush  dhe kur duhen shitur këto artikujt piroteknike.

Në pikat 1, 2 dhe 3 të nenit 15 të ligjit 73 përcaktohet  shitja me pakicë dhe përdorimi i tyre nga personat juridikë dhe tregtarë . Ata mund të shesin artikujt piroteknike si fishekzjarre dhe artikujt piroteknikë teatrale sipas kategorive të përcaktuara në nenin 5, i cili shpjegon llojin e lëndës plasëse. Kategoria  F1 janë fishekzjarret që kanë për qëllim të përdoren brenda vendbanimeve, kategoria F2  fishekzjarrët  që kanë për qëllim të përdoren jashtë në ambiente të izoluara, kategoria F3  fishekzjarrët të cilët kanë për qëllim të përdoren në ambiente të hapura dhe të mëdha.  Kategoria P1 janë artikuj piroteknikë që nuk u përkasin kategorive të fishekzjarrëve ose  artikujve piroteknikë teatralë dhe kategoria  T1  artikuj piroteknikë për përdorim skenik që paraqesin rrezik të ulët.

Artikujt piroteknikë të kategorive F2 dhe F3 si fishekzjarre dhe kapsollë mund të shiten nga 15 dhjetori deri më 1 janar te qytetarët me moshë mbi 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç. Ndërsa përdorimi i tyre lejohet për personat mbi 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç vetëm gjatë periudhës 27 dhjetor deri më 1 janar.

Ndërsa neni 36 , pika 1 e këtij ligji thekson se nëse operatorët ekonomikë kryejnë  kundërvajtje administrative gjobiten nga 200 deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë të rinj nëse angazhohet në tregtimin e artikujve piroteknikë pa marrë autorizimin përkatës.

Por  që prej hyrjes së dhjetorit, në Tiranë  dëgjohen plasjet e kapsollave dhe fishekzjarre pa fund. Për  të mos përmendur edhe gjatë vitit  hedhjen e fishekzjarreve  në orën 00:00, kur qytetarë të ndryshëm festojnë ditëlindje apo festa të tjera me këto lëndë të ndaluara.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel