Meritë jo vetëm e Messit, Scaloni kërkon suksesin në finalen e tretë

14/12/2022 12:21

Lionel Scaloni, arkitekti i Argjentinës, tashmë finaliste e “Katar 2022”, ka bërë një punë të jashtëzakonshme si trajner, teksa në Botërorin e tij të parë si trajner i bardhekaltërve i është afruar shumë trofeut.

“Duhet të festojmë, sepse e meritojmë. Të jesh në finalen e Botërorit është vërtet diçka shumë emocionuese, por nuk ka mbaruar ende. Duhet ta shijojmë çfarë kemi bërë deri në këtë moment, por më gëzon fakti, që, më në fund, jemi rikthyer skuadra e popullit. Kishim kohë pa e ndier gjithë këtë mbështetje dhe mendoj se kjo është forca jonë shtesë në gjithçka po tregojmë në fushë deri më sot, pas atij fillimi aspak të bukur.”

Lionel Scaloni në krye të Argjentinës numëron 56 ndeshje, teksa arritja në finalen e Botërorit është më e rëndësishmja për të. Për Scaloni, kjo është finalja e tretë që kur ka marrë këtë detyrë. Deri tani, Scaloni ka fituar Copa American dhe Finalissiman.

18 dhjetori do të jetë një ditë e veçantë për argjentinasit, sidomos për Lionelët, atë të stolit dhe “yllin: e fushës, të cilët duan të rikthejnë kupën e botës në Argjentinë pas plot 36 vitesh.

Top Channel