Premier League/ Havertz shtang ‘Anfield Road’, Arsenal mposht Liverpool dhe parakalon Manchester City në krye
Michael Carrick nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i Manchester United, pavarësisht rezultateve zhgënjyese dhe presionit gjithnjë e më të madh mbi të ardhmen e tij në stolin e “Djajve të Kuq”.
Trajneri anglez ndodhet në një situatë të vështirë, pas tri humbjeve radhazi dhe vetëm një fitoreje që prej datës 10 shtator.
Megjithatë, në prag të sfidës së Ligës së Kampionëve ndaj Romës në “Old Trafford”, Carrick ka bërë të qartë se nuk mendon të tërhiqet.
“Shumë njerëz mund ta bënin punën time kur fiton kaq shumë ndeshje”, u shpreh ai, duke iu referuar presionit dhe pritshmërive që shoqërojnë drejtimin e një klubi si Manchester United.
Më tej, tekniku theksoi se për momentin fokusi i tij është gjetja e zgjidhjeve për të dalë nga kriza dhe rikthimi i skuadrës te rezultatet pozitive.
“Gjëja e rëndësishme është të gjejmë zgjidhje, të gjejmë përgjigje, të ruajmë forcën dhe të nxjerrim më të mirën nga lojtarët. Duhet të vazhdojmë të luftojmë për këtë”, deklaroi Carrick.
Ai gjithashtu nënvizoi se ndihet mirë në klub dhe se vështirësitë nuk e kanë zbehur dëshirën për të vazhduar punën.
“Më pëlqen të jem këtu, më pëlqen të punoj me lojtarët. Vështirësitë dhe sfidat më japin edhe më shumë motivim”, përfundoi trajneri anglez.
Tashmë vëmendja është te përballja me Romën, ku Manchester United do të kërkojë një reagim të rëndësishëm, ndërsa për Carrick kjo sfidë mund të jetë një moment vendimtar për të ardhmen e tij në stolin e skuadrës angleze.
Top Channel