Çfarë po ndodh? Ronaldo shihet duke u stërvitur te qendra sportive e Real Madrid

14/12/2022 17:19

Zhgënjimi i eliminimit nga Kupa e Botës ende nuk është larguar, por Cristiano Ronaldo po përpiqet të vazhdojë të ecë përpara.

Portugezi po përgatitet për pjesën tjetër të sezonit dhe këtë të mërkurë (sot) u pa në fushat e Valdebebas, qendra sportive e Real Madridit.

Sipas raportimeve nga Spanja, Ronaldos i është dhënë leja nga ish-klubi i tij që të stërvitet aty nëse dëshiron.

Një mënyrë për të qëndruar në formë dhe për të joshur disa emra të mëdhenj që t’i japin atij një shans të fundit, pas “divorcit” të furishëm me Manchester United.

Top Channel