Vret veten Dj i “Ellen DeGeneres Show”/ Stephen “tWitch” Boss ndërron jetë në moshën 40-vjeçare

14/12/2022 17:36

Stephen “tWitch” Boss ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Dyshohet se artisti ka kryer një akt vetëvrasjeje.

Gruaja e Boss, Allison Holker Boss ka konfirmuar lajmin e trishtë për revistën “People”.

“Stephen i jepte dritë çdo vendi ku shkelte. Ai vlerësonte familjen, miqtë dhe komunitetin. Ishte shtylla kurrizore e familjes sonë, burri dhe babai më i mirë dhe frymëzim për fansat e tij”, është shprehur 34-vjeçarja.

Boss u bë i famshëm si një konkurrent në Projektin Wade Robson të MTV-së. Më vonë konkurroi në So You Think You Can Dance në 2008, ku këtë vit u kthye si anëtar jurie.

Në vitin 2014, Boss iu bashkua The Ellen DeGeneres Show si DJ i ftuar.

Ai gjithashtu u shfaq në shumë filma dhe shfaqje të profilit të lartë, duke përfshirë Magic Mike XXL , Modern Family dhe Step Up All In .

Boss ka lënë pas tre fëmijë Zaia, Maddox dhe Weslie.

Top Channel