Video/ Policja në Florida humb ndjenjat pas ekspozimit ndaj fentanilit gjatë kontrollit të makinës së dyshuar (fotot)

14/12/2022 16:59

Një oficere policie në Florida u detyrua të merrte tre doza të mjekimi anti-drogë ‘Narcan’ pasi thithi erën e fentanilit dhe sipas raportimeve pësoi ‘overdozë’ gjatë një kontrolli rrugor, të martën në SHBA.

Pamjet video te kamerave trupore tregojnë momentet kur oficerjes Courtney Bannick i administrohet nga kolegët mjekimi opiat (me baze opiumi) për kthimin e efektit të mbidozës, teksa qëndron e shtrirë palëvizur në trotuar.

Bannick kishte zbuluar narkotikët në makinën e dyshuar, për të cilat policia beson se përmbanin drogën vrasëse, të gjetur në sasi te vogel.

Menjëherë oficerja nuk arrin të marrë frymë rregullisht.

Ndërkohë një koleg vëren gjendjen e saj sa e ndërgjegjshme dhe sa pa ndjenja, siç shihet në pamjet e publikuara nga policia e  Tavares e më tej nga rrjeti Click Orlando.

Dy oficerë menjëherë mbështesin Bannick përtokë de i japin Narcan në hundë. Gruaja më pas nis të flasë para se të humbasë përsëri ndjenjat.

“Ajo ishte thuajse e pajetë, siç shihet dhe në pamje. Prandaj është shumë mirënjohese kolegeve”, tha oficerja Courtney Sullivan për Fox 35 Orlando.

Oficerët thanë se në total, i dhanë Bannick tre doza Narcan para se të vinte ambulanca dhe ta dërgonin në spital.

Megjithse Bannick mbante doreza kur preku drogën, era që frynte mund ta ketë ekspozuar në frymën e saj.

Autoritetet thanë se oficerja pranoi vetë publikimin e videos duke thënë se donte të ndërgjegjësonte për ashpërsinë e fentanilit, që ka shkaktuar një krizë të rëndë varësie në shtresat e varfra në SHBA.

FOTO GALERI
1/5
Një oficere policie në Florida u detyrua të merrte tre doza të mjekimi anti-drogë ‘Narcan’ pasi thithi erën e fentanilit

Top Channel