Foto lajm/ Fundoset gomonia në Kanalin Anglez, momenti i transportimit të një prej viktimave

14/12/2022 13:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Kanalin Anglez, ku është fundosur një gomone me emigrantë.

Deri më tani janë konfirmuar 4 viktima, ndërsa 43 persona po marrin shërbim në spital.

Raportohet se dy helikopterë kërkim-shpëtimi, varka shpëtimi dhe varka të tjera të marinës britanike dhe franceze janë duke operuar në vendngjarje.

Mediat britanike raportojnë se ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin të gjallë 43 persona, të cilët janë transportuar në spital me helikopter dhe po luftojnë për jetën.

Dyshohet se mbi 45 persona persona ndodheshin në varkë, por ende nuk dihet identiteti apo shtetësia e tyre.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel