Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla deklaroi se në zgjedhjet e 6 marsit, lushnjarët do të votojnë masivisht për Partinë Socialiste dhe Eriselda Sefën për të vazhduar punët e nisura.
Ka nisur shpërndarja e çelësave të apartamenteve në Laç.
Zyra për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka bërë thirrje për rritje të përpjekjeve për vaksinim kundër koronavirusit në Evropën Lindore, duke paralajmëruar se “vala” e variantit Omicron po niset andej.
Gabime të shumta dhe ndëshkim në seri me kartonë (të kuq dhe të verdhë).
Portieri numër 1 i përfaqësueses së Anglisë, Jordan Pickford, mësohet se është në qendër të një hetimi policor, pasi është bërë shkak i një përleshjeje masive të dielën, në një “pub”, në South Tyneside.
Shën Valentini nuk është festë vetëm për partnerin/partneren por për këdo që ju mbush me dashuri.
Ditën e djeshme, Donald Veshaj i bëri kërkesë vëllait të tij Romeo Veshaj që t’i dërgonte buqetë me lule Beatrixës për Shën Valentin.
Qeveria e udhëhequr nga talibanët në Afganistan, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të rishqyrtojnë vendimin për asetet e ngrira të Bankës Qendrore të Afganistanit dhe të përmbahen nga “veprime tjera provokative”.
Policia ka finalizuar me sukses një tjetër operacion policor, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të narkotikëve, ndërsa ka vënë në pranga 2 persona.
Durrës – Një aksident ka ndodhur në në aksin rrugor Sallmone Shijak gjatë mëngjesit të sotëm.
Rusia njofton se ka nisur tërheqjen e disa trupave nga kufiri me Ukrainën.
Elgit Doda është miku i Donaldit dhe e ka mbështetur shumë që të marrë fitoren e Big Brother VIP.
Kryeqyteti i Ukrainës po kthehet në zonë të pasigurtë për diplomatët amerikanë. Tani u mor vendimi që ata të zhvendosen në një qytet perëndimor ukrainas, në një kohë që rreziku i luftës rritet.
Këngëtari Elgit Doda ka folur për projektet e reja muzikore që pritet të sjellë gjatë muajve në vazhdim.
Ndotja e lumenjve botërorë nga ilaçet dhe produktet farmaceutike përbën “kërcënim për ambientin dhe shëndetin global”, është thënë në një studim të kryer nga Universitetit i Jorkut.
Policia e Tiranës ka vënë nën pranga një 31-vjeçar, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi kundërshtoi punonjësit e Policisë dhe shkatërroi kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit në Komisariat.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i bëri thirrje të hënën Rusisë, Ukrainës dhe Perëndimit që të ulin tensionet, duke thënë se “nuk ka alternativë tjetër përveç diplomacisë”.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këshilluan të hënën kundër udhëtimit në gjashtë vende dhe territore, përfshirë Korenë e Jugut, Azerbajxhanin dhe Bjellorusinë për shkak të përhapjes së gjerë të COVID-19.
Kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi në Kiev bisedime me presidentin e Ukrainës Zelensky. Kancelari gjerman tha se Gjermania është pranë Ukrainës dhe e mbështet atë.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga procesi i rindërtimit pas tërmetit.
Sot do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Uashington.
Firma e kontabilitetit që përgatiti deklaratat vjetore të taksave të ish-Presidentit Donald Trump thotë se këto dokumenta, të përdorura për të siguruar kredi të mëdha dhe për të rritur imazhin e tij si një sipërmarrës i pasur, “nuk duhet të konsiderohen më të besueshme”, pasi prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut tha se ata kishin raportuar rregullisht vlerën e gabuar të pasurive.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka marrë një hap të pashembullt, duke fuqizuar Aktin për Emergjenca, në mënyrë që të ndalë protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm për koronavirus.
Vlora dhe Tirana janë dy qarqet që kanë shënuar humbjet më të mëdha në jetët e njerëzve në vitin 2021.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell, por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara në pjesën e parë të ditës.
Një qendër tregtare në Ferizaj të Kosovës është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura dhe nuk ka të lënduar.
Hundët e bllokuara janë shumë të bezdisshme sidomos në mëngjes kur sapo jeni zgjuar nga gjumi. Shpesh pas këtij problemi fshihet një ftohje ose një infeksion tjetër viral që zakonisht lehtësohet vetë brenda një jave.
Tashmë ju duhet të keni dëgjuar për përfitimet e limonit dhe lëngut të tij në organizëm. Edhe pse ende mungojnë provat shkencore, askush nuk mund ta mohojë se ky frut ka një sasi të madhe lëndësh ushqyese. Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C, që përmirëson dhe forcon funksionin e imunitetit.
Mpirja e herëpashershme ose ndjesia e shpimit në gjymtyrë është normale. Zakonisht kjo ndodh kur ju flini në një pozicion të çuditshëm që ndërpret qarkullimin e gjakut.
Vendimi i Austrisë për t’u vaksinuar mund të pezullohet nëse kjo do të këshillohej nga komisioni i ekspertëve ligjorë dhe mjekësorë, tha sot kancelari Karl Nehammer për gazetën “Krone”.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë ende një përgjigje nga Rusia për dokumentet e saj të shkruara të dorëzuara javë më parë në Moskë, tha të hënën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.
Deputeti i Parlamentit Britanik, i dërguar për Tregti për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai është pritur në takim edhe nga kryeministri, Albin Kurti.
Boris Johnson i bën thirrje Vladimir Putinit të tërhiqet nga humnera duke e quajtur situatën shumë të rrezikshme nëse Rusia planifikon pushtimin e Ukrainës në 48 orët e ardhshme.
SHBA po zhvendos ambasadën e saj nga kryeqyteti i Kievit në qytetin e Lviv në perëndim të vendit, tha në një deklaratë Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
Amerikani Andrew Kinsel thotë se do të qëndrojë në Ukrainë për sa kohë të jetë e nevojshme pasi beson se ka një “bllof” nga pala ruse.
Shoferët protestues, francezë anti-vaksina e anti-kufizime mbërritën në Belgjikë me “Karvanin e Lirisë” .
Kryeministri Edi Rama do marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Për Iscon këta mund të jenë muajt e fundit me fanellën e Realit të Madrid. 29-vjeçari, i cili është pjesë e madrilenëve që nga vitit 2013, në fund të sezonit do të mbyllë aventurën e tij te “Los Blancos, kohë kur i përfundon edhe kontrata.
Tirana fitoi 2-0 ndaj Egnatias falë golave të Redon Xhixhës dhe Engjëll Hotit. Bardheblutë siguruan fitoren e 14-të në Abissnet Superiore, kryesojnë me 6 pikë mbi Laçin dhe Orges Shehi ndihet mirë për ecurinë e djemve të tij.
Egnatia pësoi nga një gol për pjesë dhe doli pa pikë nga transferta e vështirë kundër ekipit kryesues. Ekipi nga Rrogozhina luftoi në pjesën e parë, por dalja me të kuq e Demir Imerit vështirësoi gjithçka.
Asnjë surprizë në takimin mes kryesueses së kampionatit Tiranës dhe Egnatias që ndodhet në vendin e parafundit. Bardheblutë shënuan dy herë nga një gol për çdo pjesë të lojës. Goli i parë u shënua nga Xhixha në minuetën e 13 ndërsa goli i dytë nga Hoti në minutën e 80. Me ketë fitore Tirana ruan distancën nga Laçi prej 6 pikësh që të hënën fitoi ndaj Dinamos me shifrat 1-0.
Christian Eriksen është gjithnjë e më pranë rikthimit në skenat më të rëndësishme të futbollit europian. Danezi që këtë merkato dimërore firmosi me anglezët e Brentford, ka zbritur në fushë me fanellën e re në një ndeshje kontrolluese ndaj Southend teksa skuadra e tij fitoi me rezultatin 3-2.
Mallorca e Vedat Muriqit ia doli të merrte një fitore të madhe në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos me rezultatin 3-2. Vendasit e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen teksa ishin në avantazhin e dy golave të cilët u shënuan në pjesën e parë në harkun e tetë minutave (22 dhe 30).
Edit’h Harxhi në një lidhje skype me emisionin Open tha se konflikti Rusi-Ukrainë, do të kishte pasoja të tmerrshme për Europën.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin është “i gatshëm të negociojë”, duke shtuar se kriza në Ukrainë ishte vetëm një pjesë e shqetësimeve më të mëdha të sigurisë së Rusisë.
SHBA vazhdon të kërkojë një zgjidhje diplomatike për të zbutur krizën përgjatë kufijve të Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë të hënën, por e quajti vazhdimin e shtimit të trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës një pengesë për de-përshkallëzimin e situatës.
Gazetari Muhamed Veliu i ftuar këtë të hënë në Open rrëfen momentin kur intervistoi ushtarët që ishin pjesë e listës së zezë të Rusisë për t’u eleminuar, ndërsa ishte me ekipin e Top Channel në frontin e luftës në Ukrainë.
Kryeministri Edi rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, në New York, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit.
Mercenarët rusë me lidhje me spiunët e Moskës kanë rritur praninë e tyre në Ukrainë javët e fundit, thotë Reuters, duke nxitur frikën midis disa anëtarëve të NATO-s se Rusia mund të përpiqet të krijojë një pretekst për një pushtim, thanë tre burime të larta perëndimore të sigurisë.
Presidenti rus Vladimir Putin “vazhdon t’i shtojë” “menysë së opsioneve” të tij, llojin e aftësive që ai ka për të sulmuar si nga toka, deti dhe ajri, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby gjatë një konference të hënën.
Oksana Gentina një qytetare nga Ukraina, por që jeton në Shqipëri tha në emisionin Open se nga komunikimet e përditshme me familjarët e saj në Ukrainë nuk ndihet ‘aromë lufte’.
Kalimi më i rëndësishëm kufitar SHBA-Kanada është rihapur por protesta e kamionistëve në Ottawa vijon të rritet teksa autoritetet përpiqen të ruajnë kontrollin.
Top Channel ishte e vetmja media shqiptare që arriti të shkonte në Ukrainë për të përcjellë për gjashtë ditë se çfarë ndodhte nga afër në frontin e një lufte që pritet të nisë nga momenti në moment.
Një përplasje e rëndë mes dy trenave të pasagjerëve ka ndodhur sot (e hënë) pasdite para orës 17.00 në Munih të Gjermanisë, ku të paktën një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe presidenti amerikan Joe Biden ranë dakord se ka ende një “dritare vendimtare për diplomacinë dhe për Rusinë që të tërhiqet nga kërcënimet e saj ndaj Ukrainës”, gjatë një bisede telefonike sot.
Në datën 3 shkurt 2022, emisioni investigativ Fiks Fare denoncoi prokurorin e Sarandës Ilir Hoxha, i cili bëri një marrëveshje me një të arrestuar për ta liruar, pavarësisht se ai kishte gjymtuar një 29 vjeçar.
Përpjekjet diplomatike për të shmangur atë që zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se mund të jetë një sulm i afërt rus në Ukrainë, hynë në një fazë të re të hënën. Kryediplomati rus Sergei Lavrov këshilloi presidentin Vladimir Putin të vazhdojë bisedimet ndërsa kancelari gjermane u takua me presidentin ukrainas.
Fermeri nga Samatica e Dimalit, Mariglen Ziu në njërën nga serat e tij me domate ka vendosur që bimën të mos e kurojë me pesticide dhe insekticide.
Postimet nga përdoruesit e mediave sociale përgjatë kufirit të Rusisë me Ukrainën kanë zbuluar disa nga armët dhe automjetet që kanë qarkulluar drejt vijës së frontit javët e fundit.
Pritje të mëdha rëndojnë mbi kancelarin Olaf Scholz, edhe nëse qeveria federale përpiqet paraprakisht t’i ulë shpresat.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka lëshuar një deklaratë ku shpreh frikën për mundësinë e një pushtimi rus të Ukrainës, por duke përshëndetur fuqinë e vendit të tij.
Zjarrfikësit francezë punonin sot në skenën e një shperthimi që vrau të paktën shtatë njerëz në lindje të Pireneve franceze.
Nesër do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Uashington, ky takim vjen në një moment kur Shqipëria është bërë pjesë e Këshillit të Sigurimit dhe me ndihmën e SHBA ka marrë një rol të rëndësishëm në këtë këshill të Kombeve të Bashkuara.
Shtëpia e “Big Brother VIP” u mbush sot, në Ditën e të Dashuruarve me arushë, trëndafila dhe tollumbace të kuqe.
Në ditën e të dashuruarve, kjo puntatë e Për’puthen ishte e mbushur me dhurata dhe surpriza.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë të hënë se Ukraina ka nevojë për garanci për sigurinë energjetike për shkak të rreziqeve që paraqet gazsjellësi rus Nord Stream 2 në Gjermani, duke shtuar se ai e kishte diskutuar çështjen me kancelarin gjerman Olaf Scholz gjatë takimit të tyre në Kiev.
14 shkurt 1998. Në 100 mgh/fm, dëgjohet për herë të parë “Top Albania Radio”. Që prej asaj dite, kjo fjalë do të hynte në historinë e Shqipërisë si një faqe e re e saj, e revolucionit mediatik-audiovizual, që do të përfaqësohej fillimisht nga kjo radio e më pas nga “Top Channel” e “DigitAlb”.
Melik mori vendimin të deklarohej për Lauretën dhe pikërisht në ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin.
Britania e Madhe po dërgon një “numër të vogël” trupash në Lituani për ta ndihmuar atë me krizën e emigrantëve në kufirin e saj me Bjellorusinë, tha Ministria e Mbrojtjes.
Lajme të këqija nga infermieria e Newcasle United, ku anësori Kieran Trippier mësohet se ka frakturë në këmbë dhe për rrjedhojë do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta.
Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia mund të pushtojë Ukrainën “në çdo moment”, duke cituar raportet e fundit të inteligjencës nga Londra.
Andi dhe Melisa, një prej çifteve të krijuar nga Për’puthen janë të ftuar specialë në studio në ditën e të dashuruarve.
Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola shprehu të hënën mbështetjen e parlamentit të BE për Ukrainën mes paralajmërimeve për një pushtim rus.
Top Channel ka arritur 2 milionë ndjekës në kanalin e Youtube.
Ky është viti i 35 që çifti i mësuesve feston Shën Valentinin. Foleza e dijes u kthye më pas për ta në folezën e dashurisë.
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Argjira dhe Graciano, që sot festonin Shën Valentinin e katërt bashkë.
Edhe pse në rënie të dukshme, ekspertë të Komitetit teknik paralajmërojnë se nuk jemi në një situatë ku mund të hiqen maskat dhe kufizime të tjera të cilat në Shqipëri në fakt rezultojnë vetëm në letër.
Andi dhe Melisa, një prej çifteve të krijuar në Për’puthen janë të ftuar specialë në studio në ditën e të dashuruarve.
Një person ka qëlluar me armë në ajër në zonën e ish-fushës së aviacionit në Vlorë.
Naomi Campbell ka zbuluar fytyrën e bijës së saj në një intervistë të fundit.
Politologu Adri Nurelalri ka shpjeguar në “Top Talk” skenarët e mundshëm se si Ukraina mund të pushtohet nga Rusia, nëse presidenti Vladimir Putin jep urdhrin për luftë.
Alesia nuk ndodhet në studion e Për’puthen në ditën e të dashuruarve, ndërsa Albi duket shumë i mërzitur.
Presidenti Ilir Meta thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku u diskutua rreth zhvillimeve më të fundit në kufirin Ukrainë – Rusi, si dhe rreth pasojave të një përshkallëzimi të mëtejshëm nga një agresion i mundshëm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Erëra lufte fryjnë në Lindje. Diplomacia ndërkombëtare është fokusuar te çështja e Ukraniës, që rrezikohet nga një sulm i mundshëm rus.
35 vjecarja Elise Stevens kishet pajtuar një roje personale pasi ishte e tmerruar për sigurinë e vetes dhe të bijës pas largimit nga një marrëdhënie abuzive, por përfundimisht ra në dashuri me burrin që e mbronte.
Europa është sot më pranë luftës nga sa ka qenë ndonjëherë në këto 70 vjet, paralajmëroi ministri britanik i forcave të armatosura, James Heappey.
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Dukat i Ri në pjesën lindore, në afërsi të varrezave të fshatit.
Fotot e ukrainasve të moshave të ndryshme mes tyre edhe fëmijë që po mësojmë armët kanë zënë sot faqet e para të të gjitha gazetave botërore.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkruan projektin e gazsjellësit Nord Stream 2 si një “armë gjeopolitike”.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2,102 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 187 qytetarë, në këto bashki:
Ukrainasit po kalojnë një Shën Valentin ndryshe këtë vit, ndërsa agresioni rus sa vjen edhe shtohet më shumë duke rritur frikën e një pushtimi.
Një burrë ka vdekur ndërsa tetë njerëz të tjerë janë shtruar në spital në gjendje të rëndë pas kontaminimit të qëllimshëm të pijeve në një bar në Bavari, njoftoi sot policia gjermane.
Mediat greke kanë publikuar një njoftim të ministrisë së jashtme në vendin fqinj, sipas të cilit dy grekë etnikë janë vrarë e dy pjesëtarëve të tjerë komunitetit grek në Ukrainë janë plagosur rëndë nga ushtarët ukrainas.
Ambasada e SHBA-së ka uruar të dashuruarit në festën e Shën Valentinit me një foto të ish presidentit amerikan Ronald Regan.
Rusia mund të fillojë sulmin mbi Ukrainë vetëm disa minuta pasi Vladimir Putin të japë urdhrin, paralajmëroi ministri britanik për forcat e armatosura, James Heappey.