Asnjë surprizë në takimin mes kryesueses së kampionatit Tiranës dhe Egnatias që ndodhet në vendin e parafundit. Bardheblutë shënuan dy herë nga një gol për çdo pjesë të lojës. Goli i parë u shënua nga Xhixha në minuetën e 13 ndërsa goli i dytë nga Hoti në minutën e 80. Me ketë fitore Tirana ruan distancën nga Laçi prej 6 pikësh që të hënën fitoi ndaj Dinamos me shifrat 1-0.

Guindo që në pjesën e parë, saktësisht që minutën e 24-të zhbllokon takimin për ta mbajtur këtë avantazh më pas së bashku me shokët e tij për 90-minutat e ndeshjes.

Ndërkohë Dinamo ende nuk sheh dritë në fund të tunelit ku është futur pavarësisht largimit të trajnerit Bledi Shkëmbi dhe zëvendësimit të tij me Bledar Devollin, gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet të paktën sa i përket rezultateve.

Ndërkaq në Korçë Skëndërbeu gjithashtu mbetet pa shpresë dhe këtë here korçarët u mundën me përmbysje nga Partizani. Mensah zhbllokoi ndeshjen duke dhënë përshtypjen e ndërprerjes së serisë së ndeshjeve negative, por Partizani rikthehet në pjesën e dytë furishëm dhe arrin të përmbysë gjithçka në favor të tij dhe heroi i të kuqve ishte Skuka, sulmuesi i skarcuar çuditërisht nga Dinamo.

Në minutën e 76-të ai barazpeshon shifrat në 1-1 dhe në mimnutën e 89-të vulos fitoren e skuadrës së drejtuar nga Dritan Mehmeti duke e çuar në 3 suksese rradhazi përfshirë këtu edhe ndeshjen e Kupës së Shqipërisë.

Top Channel