Ambasada e SHBA-së uron të dashuruarit me foton e ish presidentit amerikan Ronald Regan

14/02/2022 17:27

Ambasada e SHBA-së ka uruar të dashuruarit në festën e Shën Valentinit me një foto të ish presidentit amerikan Ronald Regan.

Ambasada thekson se edhe presidentët e SHBA-së gjejnë kohën për të festuar me partneret e tyre, pavarësisht gjithë angazhimeve që kanë.

 “Gëzuar Ditën e Shën Valentinit! Edhe Presidentët e Shteteve të Bashkuara e gjejnë kohën për të festuar partneret e tyre të shtrenjta. Ronald Reagan i shkroi bashkëshortes në letrën e tij të famshme për Shën Valentin:

“A mundet që në këtë ditë t’i pëshpërisësh (Nensit) që dikush e dashuron atë fort dhe shumë e më shumë çdo ditë”? Shihni se çfarë kanë bërë Presidentët e tjerë amerikanë në këtë ditë të veçantë”, shkruan ambasada.

 

Top Channel