Top Channel, 2 milionë ndjekës/ Shifra rekord u arrit sot. Nga hapja e kanalit në Youtube, 4.7 miliardë shikime

14/02/2022 19:15

Top Channel ka arritur 2 milionë ndjekës në kanalin e Youtube.

Këtë të hënë Top Channel shënoi rekord të abonentëve duke iu ofruar mundësinë për të ndjekur online video nga emisionet e preferuara por jo vetëm, edhe ngjarje të aktualitetit apo personazhe të jetës reale.

Ndër vite videot më të klikuara kanë qenë nga gama e gjerë e emisioneve që Top Channel i ka ofruar publikut shqiptar, si, Portokalli, Shiko Kush Luan, Top show magazinë, Top Fest.

Ndër më të ndjekurit e momentit është Big Brother Vip që ka mbajtur të gozhduar para ekranit 24 orë në 7 ditë të javës shqiptarët jo vetëm brenda vendit por edhe ata që jetojnë nëpër botë.

Që prej nisjes se transmetimit më 5 tetor të 2021 e deri më tani numëron më shumë se 515 milion shikime.( 515,887,865 views).

Përputhen është emisioni më i klikuar dhe shumë i komentuar që në puntatat e para, ku në 8 maj të 2021 arriti 500 milione shikime, nga fillimi i transmetimit.

Në total kanali i Top Channel në Youtube ka arritur 4.7 miliard klikime. Shifrat në platformat online e vendosin Top Channel në krye krahasuar me kanalet e tjera televizive.

Top Channel