Christian Eriksen është gjithnjë e më pranë rikthimit në skenat më të rëndësishme të futbollit europian. Danezi që këtë merkato dimërore firmosi me anglezët e Brentford, ka zbritur në fushë me fanellën e re në një ndeshje kontrolluese ndaj Southend teksa skuadra e tij fitoi me rezultatin 3-2.

Ndërkaq, 30-vjeçari që datëlindjen e festoi në fushë ishte autor i një paraqitje të shkëlqyer, ndërsa provoi kuadratin në disa raste ndërsa nuk mund të dilte nga fusha pa dhuruar një asist, të cilin gjithnjë e ka pasur armën më të fortë në repertorin aftësive të tij.

Tashmë, objektivi është debutimi zyrtar me Brentford në Premier League, kampionat të cilin Eriksen e njeh mirë pasi më parë është aktivizuar në radhët e Tottenham.

Top Channel