Bayerni i Mynihut në telashe, mungesa të rëndësishme në ndeshjen me Atletico Madrid
Mbyllen përfundimisht spekulimet rreth të ardhmes së Harry Kane. Bayerni i Mynihut zyrtarizoi zgjatjen e kontratës me fituesin e Topit të Artë me sulmuesin 33 vjeçar që nënshkroi deri në vitin 2029.
‘Te Bayerni ndihem si në shtëpinë time. Më pëlqen klubi, qyteti i Mynihut. Kemi një skuadër të jashtëzakonshme dhe Vincent Kompany, një trajner fantastik-tha Kane-jam krenar që jam pjesë e këtij klubi. E gjithë familja ime është e lumtur këtu. Doja që të qëndroja, kam shumë dëshirë për t’u përballur me të ardhmen dhe dëshiroj të vazhdoj të fitoj tituj me këtë klub të madh’.
Ndërsa presidenti i Bayernit, Herbert Hainer deklaroi se Kane është bërë pjesë shumë speciale në historinë e klubit dhe se sulmuesi i tejkaloi të gjitha pritshmëritë duke fituar një vend special në zemrën e tifozëve.
Harry Kane u transferua te Bayerni në verën e vitit 2023 dhe që nga ai moment, me klubin bavarez ai ka fituar 2 tituj të Bundesligës, një Kupë Gjermanie dhe dy Superkupa të Gjermanisë. Me fanellën e kampionëve të Gjermanisë, Harry Kane ka shënuar 156 gola në 161 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Top Channel