Erëra lufte fryjnë në Lindje. Diplomacia ndërkombëtare është fokusuar te çështja e Ukraniës, që rrezikohet nga një sulm i mundshëm rus.

Por, a rrezikon bota nga përplasje ballë përballë mes shteteve më të fuqishme, aleancës ushtarake NATO dhe nga ana tjetër Rusisë?

Sipas politologut Adri Nurellari, nuk do të ketë përplasje mes Fuqive të Mëdha, sepse i dinë pasojat:

Që nga vitet ’60, kur bota ndjeu krizën e raketave në Kubë dhe u krijua një vetëdije e vetëpërmbajtjes nga parimi i vetëshkatërrimit të dyanshëm të siguruar. Që ku u arrit kjo vetëdije, nuk ka përplasje mes tre Fuqive të Mëdha, sepse i dinë pasojat. Vetëm nëse Putini lajthit dhe godet vendet baltike, por kjo nuk ndodh kurrë. Nuk do të ketë kurrë luftë të hapur Kinë-Rusi- NATO.

Koreja e Veriut është i vetmi vend irracional, që mund të ndërmarrë sulm, por nga vendet e tjera nuk ndodh kjo gjë. Nuk ka se si të ketë një përplasje ballore bllok më bllok NATO-Rusi.

Në një analizë në emisionin “Top Talk”, Nurellari thotë se mund të ndodhë një situatë e ngjashme me Luftën e Ftoftë, ku konfliktet transferoheshin në palë të treta, si Afganistani, Vietnami, ku i përplasnin forcat në vende të treta. Sipas tij, dhe Ukrainën mund të shohin si një fushëbetejë ku të përplasen forcat.

Një tjetër skenar është që ata të mobilizojnë dhe të mbështesin Luhanskun që të forcohet dhe të marrin më shumë territor. Nuk mendoj se do të ketë një përfshirje të Kinës në këtë lojë”, shpjegon politologu.

 

Top Channel