“Rusia po bën blof”/ Amerikani: Nuk e lë Ukrainën s’dua t’i largoj fëmijët nga shkolla

15/02/2022 01:40

Amerikani Andrew Kinsel thotë se do të qëndrojë në Ukrainë për sa kohë të jetë e nevojshme pasi beson se ka një “bllof” nga pala ruse.

Ai tha se nuk preferon të trazojë jetën e fëmijëve duke i hequr nga shkolla. Kinsel ka jetuar në Ukrainë prej vitit 1992, është i martuar dhe ka dy vajza 10 e 11 vjeçe si dhe zotëron shtëpinë e tij pranë Kievit.

“Ne do të qëndrojmë këtu. Besoj se ka disa negociata që po zhvillohen dhe se ka një bllof nga pala ruse. Fëmijët e mi shkojnë në shkollë këtu dhe unë kam klientët me të cilët punoj, por nëse e shikojmë që situata bëhet e rrezikshme do të largohemi”- tha Kinesl.

Kinsel shton se sigurisht që është iu shqetësuar për ardhjen e trupave ruse në kufi, por shtoi do të presë në Ukrainë.

“Putin është i vetmi që mund të marrë vendimin tani, por këtu për momentin nuk kemi probleme. Nuk ka radhë për të blerë karburant apo ushqime në dyqane. Jeta vazhdon dhe shpresojmë që së shpejti të ketë një zgjidhje dhe situata të shtensionohet”- u shpreh amerikani.

Top Channel