Marrin fund vuajtjet, banorëve i dorëzohen çelësat e shtëpive të reja në Laç

15/02/2022 11:28

Ka nisur shpërndarja e çelësave të apartamenteve në Laç.

Në këtë lagje të re, do të akomodohen familjet, vuajtjeve të së cilëve i ka ardhur fundi. Ata humbën banesat e tyre rreth dy vite më parë si pasojë e tërmetit tragjik më 26 nëntor 2019.

Qeveria ka thënë se i gjithë procesi pritet të përfundojë në pranverën e vitit 2022.

Programi i Rindërtimit investoi në ngritjen e lagjes së re qendrore të qytetit të Laçit, me 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë me standarde urbane të cilësisë së parë.

Ceremonia e inagurimit të lagjes së re u bë me 17 janar, me praninë e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Top Channel