Në 24 orët e fundit janë kryer 2,102 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 187 qytetarë, në këto bashki:

90 në Tiranë, 21 në Berat, 15 në Durrës, 10 në Lushnje, 7 në Mallakastër, 5 në Sarandë, Peqin, 3 në Kamëz, Fier, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet, Poliçan, Gramsh, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Mat, Tepelenë, Devoll, Skrapar.
Janë 7,980 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Fieri 65 vjeçe, një qytetar nga Vlora 80 vjeç, një qytetar nga Berati 80 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 80-82 vjeç, një qytetare nga Durrësi 81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 974 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,091që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 187
Të shëruar në 24 orë 974
Të shtruar në spitale 111
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2,102

Testime totale 1,714,529
Raste pozitive 268,491
Raste të shëruara 257,091
Raste Aktive 7,980
Humbje jete 3,420

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2602
Fier 1115
Gjirokastër 703
Shkodër 648
Elbasan 633
Vlorë 627
Berat 559
Lezhë 364
Korçë 246
Durrës 237
Kukës 197
Dibër 49

Top Channel