Ftesë në 5/ Shën Valentini i zjarrtë i Argjirës dhe Gracianos, bebi dhurata e radhës?

14/02/2022 19:14

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Argjira dhe Graciano, që sot festonin Shën Valentinin e katërt bashkë.

Çifti pranoi se kanë qenë miq para se të lidheshin dhe të nisnin bashkëjetesën. Graciano zbuloi se Argjira nuk është dhe aq e qetë sa duket, ndërsa ai është shumë xheloz.

Thënë këtë, vetë moderatorja tregoi një skenë të fortë xhelozie të Gracianos kur një mik i saj kishte ardhur në shtëpi. Të pyetur nga Bieta për planet për fëmijë, çifti pranoi se e kanë menduar dhe është hapi i radhës.

Pas rrëfimeve të sinqerta dhe të qeshurave, intervista u mbyll me një surprizë nga Graciano për Argjirën.

Top Channel