Për Iscon këta mund të jenë muajt e fundit me fanellën e Realit të Madrid. 29-vjeçari, i cili është pjesë e madrilenëve që nga vitit 2013, në fund të sezonit do të mbyllë aventurën e tij te “Los Blancos, kohë kur i përfundon edhe kontrata.

Futbollisti ka kohë që nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen dhe as ardhja e Ancelottit në krye të skuadrës nuk e ka ndryshuar situatën. Drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë rinovimin lojtarit, i cili në fund të sezonit do të mbyllë aventurën me Realin. Për Iscon janë në garë shumë klube, si Juventusi, Milani e Fiorentina, që do të bëjnë maksimumin për ta marrë lojtarin me parametër zero gjatë merkatos së verës.

Pjesë e Manchester United që në vitin 2011, David de Gea me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën te “Djajve e Kuq”. Drejtuesit e klubit kanë dalë jashtë politikave të tyre për të mbajtur në skuadër spanjollin, pasi më parë kanë ndjekur rregullin që lojtarëve mbi 30 vjeç t’u ofronin rinovimin për 6 muaj me ulje page, por kjo nuk do të zbatohet për de Gean, të cilit i kanë ofruar rinovimin deri në vitin 2024 dhe paga e tij nuk do të pësojë ulje (do të vazhdojë të përfitojë 375,000 paund në javë). Rinovimi spanjollit shtyn drejt largimit Dean Henderson, pavarësisht se kontrata e tij përfundon në vitin 2025. 25-vjeçari nuk dëshiron të qëndrojë më si zëvendësues dhe ofertat ndaj tij nuk mungojnë, kështu që portieri me shumë mundësi do të largohet në verë.

Top Channel