Protesta e kamionistëve në Bruksel/ Qytetarët kundërshtojnë masat anticovid dhe vaksinimin

15/02/2022 01:21

Shoferët protestues, francezë anti-vaksina e anti-kufizime mbërritën në Belgjikë me “Karvanin e Lirisë” .

Policia në Bruksel nisi të vepronte ashpër ndaj grupeve të demonstruesve, duke mos lejuar bashkimin e tyre. Mijëra automjete të karvanit francez të lirisë janë drejtuar për në Bruksel, megjithatë paralajmërimet se nuk do të lejohen të hyjnë në kryeqytet.

Protesta kundër masave të Covid dhe çmimeve të rritura të energjisë kërkoi të pushtojë zemrën simbolike të BE, por shumica e mjeteve janë ndaluar të hyjnë.

Policia belge tha se kishte dislokuar forca të shumta në autostrada për të ndaluar automjetet drejt kryeqytetit. Kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close tha se policia po i drejtonte mjetet e ndaluara në një parking në periferi, që mund të mbajë deri në 10 000 automjete.

Top Channel