Një qendër tregtare në Ferizaj të Kosovës është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura dhe nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 00:11, Policia ka pranuar një informacion se qendra tregtare – “Viva Fresh Store” afër policisë është kapluar nga një zjarr.

Ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kane dal në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel