Britania e Madhe dërgon trupa në kufirin Lituani-Bjellorusi

14/02/2022 19:37

Britania e Madhe po dërgon një “numër të vogël” trupash në Lituani për ta ndihmuar atë me krizën e emigrantëve në kufirin e saj me Bjellorusinë, tha Ministria e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes shkroi në Twitter se “në frymën e solidaritetit” MB do të mbështeste Lituaninë me inteligjencë, mbikëqyrje dhe zbulim.

Ky dislokim do të ndihmojë në rritjen e aftësisë së Lituanisë për të adresuar presionet përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë,” thotë ai.

Top Channel