Nesër Rama takon Blinken, Shqipëria dhe SHBA do bashkërendojnë veprimet në Këshillin e Sigurimit të OKB/ Anila Hoxha raporton nga New York

14/02/2022 20:04
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, LIVE nga New York

Nesër do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Uashington, ky takim vjen në një moment kur Shqipëria është bërë pjesë e Këshillit të Sigurimit dhe me ndihmën e SHBA ka marrë një rol të rëndësishëm në këtë këshill të Kombeve të Bashkuara.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, LIVE nga New York dha detajet mbi këtë vizitë.Ajo tha se sot, si fillim Shqipëria do të kremtojë anëtarësinë dy vjeçare si anëtare jo e përhershme e këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.

Pas 60 minutash kryeministri Rama dhe ministrja Olta Xhaçka do të kenë një takim formal me sekretarin e Përgjithshëm të OKB Antonio Gutierres, ku do të ketë diskutime sigurisht edhe për Ukrainën.

Ndërsa nesër delegacioni do të udhëtojë drejt Uashingtonit, ku me rëndësi të veçantë është takimi me Blinken , në një kohë kur Shqipëria është zgjedhur gati 10 ditë më parë nga SHBA si vendi pendë mbajtës në çështjen e Ukrainës ku ka të drejtë të iniciojë diskutime për çështjen e Ukrainës.

Anila Hoxha tha se jozyrtarisht do të diskutohet edhe për 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me Amerikën, dhe gjithashtu edhe sa i takon çështjes së Afganëve. Kryeministri Edi Rama do të ketë gjithashtu takime edhe me disa kongresmenë.

Top Channel