E enjte, 24 Shkurt 2022
14:20
Balla: Ra teoria e 430 mln eurove për inceneratorët! Berisha ka hall t’i kundërvihet SHBA-ve, i degraduar mendor

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Kuvendit se ditën e djeshme ra teoria se me inceneratorët janë shpenzuar 430 milionë euro. Balla theksoi se Komisioni Hetimor duhet tashmë të hartojë raportin.

14:19
Sulmi rus ndaj Ukrainës, mbi 40 të vdekur deri tani

Dhjetëra persona u vranë nga sulmi rus dhe të paktën 19 u zhdukën që nga ora 13:00 e 24 shkurtit, vetëm shtatë orë pasi Rusia filloi pushtimin e gjithanshëm të Ukrainës nga disa drejtime.

14:04
Shqiptarët me misionin e OSBE-së në Ukrainë, Xhaçka: Gjashtë shqiptarë janë larguar, ndërsa 5-së të tjerë janë atje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka këtë të enjte ka deklaruar se Shqipëria po vazhdon të koordinohet me vendet aleate në kuadër të NATO-s dhe OSBE-së, në takimet e nivelit të lartë që po përgatiten në këto organizata dhe në dialog me Bashkimin Evropian për një reagim të bashkërenduar që do të përfshijë sanksione të rënda kundër Rusisë.

13:55
Osmani pret në takim ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

13:48
Foto-Lajm/ Zhvendosen të burgosurit rusë të luftës në Ukrainë

Të burgosurit rusë të luftës janë marrë sot nga Brigada e 93-të e Mekanizuar e Ukrainës.

13:40
Sulmi në Ukrainë! Pamje të rënda, një ushtar i vrarë rus

Top Channel ka siguruar pamjet e një ushtari rus të vrarë në Kharkiv.

13:36
“Nëna ime më telefonoi dhe më tha se lufta ka filluar”/ Reagimet e para të ukrainasve

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha se Vladimir Putin lëshoi një valë dhune në Ukrainë.

13:28
“Sanksionet tona do të fundosin ekonominë ruse”/ Johnson: Putin solli luftë, nuk do të rrimë duarkryq!

Në një konferencë urgjente për mediat kryeministri britanik, Boris Johnson tha se ai foli me Presidentin Zelensky të Ukrainës për të ofruar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar.

13:27
Foto-Lajm/ Sulmohet avioni ukrainas, pesë të vdekur

Një avion ukrainas me 14 persona në bord është sulmuar duke lënë pesë prej tyre të vdekur.

13:08
“Vdekje pushtuesve rus”/ Berisha: Turp që parlamenti nuk miraton rezolutë kundër këtij agresioni, jemi vend anëtar i NATO-s

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të enjte është shprehur me tone të ashpra duke deklaruar se është “turp” që Parlamenti shqiptar nuk miraton një rezolutë kundër agresionit rus në Ukrainë.

13:07
Basha: Të enjten e kaluar u nis arrestimi i një zyrtari të lartë të qeverisë, por u kthye mbrapsht

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të enjte jashtë Kuvendit, i bëri thirrje drejtësisë se me të dhënat e Komisionit Hetimor tashmë ka indicie ligjore që SPAK të veproje.

13:02
Hap pas hapi! CNN: Si ndodhi pushtimi rus i Ukrainës

Forcat ruse pushtuan Ukrainën mëngjesin e 24 shkurtit nga tre anë, ndërsa shpërthimet u dëgjuan në një numër qytetesh, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, një sulm i gjerë që filloi para mëngjesit të së enjtes.

13:00
Ministrja e Punëve të Jashtme: Kosova e gatshme për çdo situatë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz ka thënë këtë të enjte që Kosova është e gatshme për çdo situatë që mund të rrjedhë nga zhvillimet në Ukrainë.

12:47
Shefi i NATO: Sulm i Rusisë, i qëllimshëm dhe gjakftohtë! Një moment i rëndë për sigurinë e Evropës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një deklaratë për mediat tha se “Tani kemi luftë në Evropë të një përmasash dhe të një lloji që menduam se i përkiste historisë”.

12:39
Foto/ Tymi i zi mbi shtabin e inteligjencës ukrainase

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se tymi i zi është parë që ngrihet mbi selinë e inteligjencës ukrainase të mbrojtjes në qendër të Kievit.

12:37
Momentet e tmerrshme të sulmit, pamjet e kamerave të sigurisë në Odessa

Një prej kamerave të sigurisë ka filmuar një prej momenteve të sulmit rus në Odessa të Ukrainës.

12:36
Brenda vitit fillojnë investime të rëndësishme në lagjen 18, vazhdojnë projektet e mëdha për transformimin e qytetit

Brenda vitit fillon puna për disa investime të rëndësishme në lagjen 18 në Durrës.

12:31
Rusia nis luftën/ Bombardon Ukrainën, të rënët e parë janë ushtarë. Njerëzit e frikësuar në radhë të gjata me makina, fluturime nuk ka

Vladimir Putin e urdhëroi në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës nisjen e mësymjes në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

12:27
Durrës/ Bashkëbisedimi me gratë që punojnë në fasoneri, Sako: Përmes politikave sociale është detyrimi ynë si qeveri vendore për t’i përkrahur

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka vijuar bashkëbisedimin e me punonjëset e fasonerive që operojnë në këtë qytet për të dëgjuar nga afër problematikat dhe nevojat e tyre, ndërsa iu shprehu mbështetjen e plotë atyre nga ana e institucionit të Bashkisë.

12:13
“Mami, babi ju dua!”/ Ushtari ukrainas në frontin e luftës me frikën se do të jenë fjalët e tij të fundit

Një video e ushtarit ukrainas ka prekur zemrat e të gjithëve, ndërsa ai përshëndet prindërit.

12:01
Pushtimi i Ukrainës/ BE do vendosë sanksionet më të ashpra kundër Rusisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen këtë të enjte ka premtuar se BE do të “dobësojë bazën ekonomike të Rusisë dhe kapacitetin e saj për t’u modernizuar” pas vendimit që Kremlini mori për të pushtuar Ukrainën.

11:50
Lokali përfshihet nga flakët në Tiranë

Një lokal është përfshirë nga zjarri në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

11:48
Sulmet në Ukrainë nëpërmjet fotove

Këto foto tregojnë sulmin shkatërrues të Rusisë ndaj Ukrainës.

11:44
Manja: Opozita dje na shpjegoi se ku e gjeti shifrën 430 milionë euro, po luftojnë korrupsionin e pas 30 viteve

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja këtë të enjte është shprehur se Komisioni Parlamentar Hetimor për inceneratorët kërkoi t’i zinte vendin prokurorisë dhe gjykatës.

11:23
Vendet balltike dhe Polonia kërkojnë aktivizimin e nenit 4 të Traktatit të Aleancës

Shtetet anëtare të NATO-s, Polonia dhe vendet balltike Estonia, Letonia dhe Lituania kanë aktivizuar  Nenin 4 të Traktatit të NATO-s për të nisur konsultimet brenda aleancës mbi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

11:20
Shqiptarja në Ukrainë rrëfen momentet e tmerrit nga sulmi rus: Duam të largohemi!

Shqiptarja në Ukrainë, Nelli Syupyur përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale ka rrëfyer momentet e tmerrit nga sulmi rus.

11:19
Pushtimi i Ukrainës/ Johnson: Kjo është një katastrofë për Evropën

Pushtimi rus i Ukrainës “është një katastrofë për kontinentin tonë”, ka shkruar në Twitter kryeministri britanik Boris Johnson.

11:14
Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Rusinë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr  Zelensky këtë të enjte ka njoftuar zyrtarisht ndërprejen e raporteve diplomatike me Rusinë pas nisjes së sulmit dhe mësymjes së ushtrisë ruse, me urdhër të kreut të Kremlinit, Vladimir Putin.

11:12
Pas presionit nga Parlamenti Europian për të hequr finalen nga Rusia, Britania ndalon hyrjen e pronarit të Chelsea-t, Roman Abramovich

Pas kërkesës së Parlamentit Europian për të anuluar zhvillimin e finales së Ligës së Kampionëve në Shën Petersburg të Rusisë pas vendimit të Putinit për pushtim të Ukrainës, Presidentit të UEFA-s i shtohet një tjetër problem politik .

11:10
Qytetarë të gjakosur, lot dhe largime masive/ Bota në ankth! Momentet dramatike në Ukrainë përmes fotove

Bota është në ankth pasi Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës mëngjesin e kësaj të enjteje.

11:09
Zelenskiy u bën thirrje qytetarëve të luftojnë: Kemi armë për të gjithë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje të enjten të gjithë qytetarëve që ishin të gatshëm të mbronin vendin nga forcat ruse, duke thënë se Kievi do t’i japë armë kujtdo që i dëshiron ato.

10:59
Ngjarja në Foto/ Kievi pas bombardimit rus

Fotot nga Kievi këtë mëngjes tregojnë pasojat e bombardimeve ruse pasi ushtria ruse filloi një sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë.

10:55
Gjykata e Tiranës vendos sekuestrimin e materialeve për garën e FSHF-së

Gjykata ka rrëzuar pretendimet e FSHF-së për të hequr masën e sekuestros nga materialet, mandatet dhe serverat e Federatës së Futbollit, vendosur nga Prokuroria e Tiranës në kuadër të hetimit për shkeljet gjatë procesit zgjedhor në Shoqatën e Tiranës.

10:47
Fjalimi i Putin para sulmit: Lini armët dhe shkoni në shtëpi. Ne po mbrojmë veten tonë!

Para agimit, pak para se të fillonin shpërthimet në qytetet anembanë Ukrainës, televizioni shtetëror rus transmetoi papritur një fjalim të presidentit rus Vladimir Putin.

10:36
Sulmi rus në Ukrainë, vritet një fëmijë

Një fëmijë ka mbetur i vdekur në Ukrainë, pas sulmit rus nga toka dhe ajri.

10:31
45 punonjës policie përdorues droge nga 1736 ekzaminime

45 punonjës policie kanë rezultuar përdorues të lëndëve narkotike nga 1736 të ekzaminuar.

10:28
Pasojat e para të pushtimit të Ukrainës në ekonomi: Rritet nafta, ari dhe gazi…

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte ka dhënë tashmë pasojat e para në ekonomi. Çmimi i naftës dhe arit u rritën ndjeshëm, por edhe vlera e dollarit, ndërkohë që në bursën e Moskës u vendos ndalimi i tregtisë për gjithë ditën e enjte.

10:26
Foto-lajm/ Avioni rus shpërthen në ajër, Ukraina: E goditëm ne! Kemi shkatërruar 6 deri tani

Ky imazh i publikuar nga disa media ukrainase, tregon një avion rus që shpërthen në ajër. Sipas mediave ukrainase , avioni rus është qëlluar nga ushtria e Ukrainës.

10:17
Aksident në Lezhë-Tiranë/ ‘Range Roveri’ përplaset me fugonin, përfundojnë ‘copë-copë’ jashtë rruge

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë Tiranë, pranë kryqëzimit të Rrilës.

10:06
Balla dënon sulmin e Rusisë: Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Ukrainës

Taulant Balla ka dënuar sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës. ‘Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Ukrainës’, thotë Balla.

10:00
Gjykata e Tiranës rrëzon Dukën! Sekuestro të materialeve të garës së FSHF-së

Gjykata e Tiranës ka dhënë pesë vendime kundër shkeljeve në garën e FSHF nga ana e Armand Dukës.

09:59
Gazetari amerikan në Kiev: Bombardimet ndaluan! Nuk u goditën zona banimi

Gazetari amerikan në Kiev, Nolan Peterson tha se bombardimet ndaluan, ndërsa tanket ruse kanë hyrë nga Bjellorusia, me gjasë drejt Kievit.

09:56
Shqipëria mbështet pa kushte Ukrainën, Ferit Hoxha: Agresioni rus vetëshkatërrues, të ndalojë

I dërguari i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha është shprehur se Shqipëria e mbështet pa asnjë kusht Ukrainën, pas agresionit rus të natës së 24 shkurtit.

09:53
Borrell: Sulmi i Rusisë një nga orët më të errëta për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës të enjten u cilësua ndër “orët më të errëta për Evropën” në gati 80 vjet, sipas shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell.

09:49
“Me Ukrainën në këtë orë të errët”, Meta dënon sulmin e Rusisë: Cënoi ligjin ndërkombëtar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas sulmit të nisur nga Rusia mbi Ukrainë, duke apeluar për tërheqje të menjëhershme nga Rusia.

09:49
Qielli ukrainas dhe i Rusisë Perëndimore bosh, avionët devijojnë rrugën

Imazhet nga shërbimi i gjurmimit të fluturimeve Flightradar24 tregojnë hapësirën ajrore të zbrazët mbi Ukrainën dhe Rusinë perëndimore, me avionë në zonë që largohen nga rajonet kufitare.

09:40
Prekëse! Babai përpiqet të qetësojë djalin e vogël, pas nisjes së sulmit rus

Ukrainasit kanë lënë shtëpitë e tyre pas nisjes së sulmit rus në disa zona të Ukrainës.

09:30
Rusia sulmon Ukrainën/ Shqipëria: Dënojmë sulmet, miliona njerëz të pafajshëm në rrezik

Pasi Rusia sulmoi mëngjesin e sotëm me raketa Ukrainën, ka reaguar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në twitter, ku ka dënuar sulmin.

09:22
Macron: Rusia të ndalë menjëherë sulmet

Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar sulmet ruse në Ukrainë. Presidenti francez foli me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky herët në mëngjes të enjten, duke kërkuar “ndërhyrje të shumta” për të mbështetur Ukrainën, sipas Pallatit Elysee.

09:14
Pamjet/ Momenti i sulmit të parë rus në aeroportin ushtarak ukrainas

Top Channel ka siguruar foton e sulmit të parë rus në aeroportin ushtarak “Boryspil” në Ukrainë këtë mëngjes të enjteje.

09:10
Çmimi i Bitcoin bie pasi Rusia sulmon Ukrainën

Çmimi i bitcoin ra nën 35,000 dollarë të enjten herët pasi Rusia sulmoi Ukrainën.

08:33
Sulmi në Lindje të Ukrainës, shtatë të vrarë dhe nëntë të plagosur

Sulmi në Lindje të Ukrainës ka nisur me një bilanc tragjik, ku janë vrarë shtatë persona dhe janë plagosur nëntë.

08:31
BE dënon “agresionin rus” ndaj Ukrainës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar atë që e ka quajtur agresion të pashembullt ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

08:29
Automjetet ushtarake ruse hyjnë në Ukrainë nga Krimea

Automjetet ushtarake ruse kanë hyrë në Ukrainë përmes Krimesë, sipas një video të publikuar nga Roja Kufitare e Ukrainës, sipas CNN.

08:20
Pamjet e trishta nga Kievi! Pas sulmeve ruse të gjithë po lënë tokën e tyre (Fotot)

Pamje të trishta janë publikuar këtë mëngjes nga Kievi, ndërsa të gjithë po përpiqen që të largohen nga Kievi për t’u shpëtuar sulmeve ruse.

07:55
Presidenti ukrainas thirrje Rusisë të ndalojë pushtimin: Kjo është toka jonë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje popullit rus që të ndalojë presidentin e tyre Vladimir Putin që të pushtojë Ukrainën, ndërsa fliste për lidhjet e ngushta midis dy kombeve.

07:33
Rusia nis sulmin ndaj Ukrainës, ndërhyrje tokësore e ajrore! Shtatë të vrarë dhe nëntë të plagosur

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës nga Donbasi duke shkaktuar shtatë të vrarë dhe nëntë të plagosur deri më tani.

E mërkurë, 23 Shkurt 2022
23:21
Top Story/ Nga emrat e artit tek sekretet e punës, si detyrohen operatorët të mashtrojnë qytetarët

Nëse analizojmë kompaninë “RG Capital” të goditur nga policia e Shtetit, nuk ka asnjë kontratë bashkëpunimi me kompani të regjistruar në zonën e Bashkimit Europian.

23:18
Top Story/ Forex me Call-Center/ Zbulohet kontrata ekskluzive, si funksionoi skema e mashtrimit

Paratë nga këto skema mashtrimi fillimisht depozitohen në parajsën fiskale ku është e regjistruar kompania me seli kryesisht në Izrael, por edhe në Qipro, Angli, etj.

23:06
Top Story/ Zbulohen kompanitë e brokerimit që u penalizuan nga AMF

Në Shqipëri, veprimtaria e brokerimit, është rregulluar për herë të parë me ligjin e vitit 2008 “Për Titujt”. Ky ligj ishte në fuqi deri në vitin 2020 kur u miratua ligji i ri “Për tregjet e kapitalit”. Referuar Direktivës së Bashkimit Europian, Bordi i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, përmes një vendimi të posaçëm ka specifikuar se veprimtaria e agjentit të brokerit konsiderohet e lidhur me transaksionet e titujve.

23:01
Top Story/ Evazioni, si i fshehin kompanitë mashtruese Forex pagat milionere

Gjatë viteve 2017-2021sipas informacionit që Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dha për Top Story, rezultojnë 59 raportime për skema të dyshimta të pastrimit të parave që lidhen me shoqëri që operojnë si ‘Call Center’ Forex.

22:58
Top Story/ Transferta qindra mijëra euro, manovrat e izraelitëve me kompanitë që grabisin qytetarët

Në një tjetër episod që përshkruhet në dosjen hetimore një shtetas gjerman kishte transferuar 255 mijë euro në llogari të ndryshme të platformës fx-leader.com. Transferta ishte bërë drejt call-centerit “Capital SHPK 1001” me adresë në rrugën Him Kolli.

22:53
Top Story/ Ekskluzive, zbulohet dosja për call-centerin që iu grabiste para qytetarëve

Në dhjetor të vitit 2021 Policia e Shtetit realizoi një operacion duke goditur një call center mashtrues në Tiranë që operonte prej 5 vitesh. Bëhet fjalë për kompaninë “RG Capital”. Administrator ishte shtetasi izraelit Rafael Genish, i cili u vu në pranga bashkë me 37 punonjës të kompanisë, që nga krijuesit e rrjetit kompjuterik e deri te operatorët e thjeshtë.

22:53
E dini çfarë shohin më shumë tek ju në takimin e parë?

Një takim i parë është shumë i rëndësishëm për shumë arsye. Përveç përshtypjes, në takimin e parë nëse jeni vigjilentë mund të kuptoni çfarë ju bashkon apo ju ndan.

22:51
Top Story/ Mashtrimet me FOREX / Si mund të zbulohet nëse brokeri është i ligjshëm?

Zbulimi i kompanive mashtruese, ka përhapur një panik masiv mbi kompanitë Forex. Por, ka mënyra për të zbuluar nëse në anën tjetër të telefonit, kemi të bëjmë me grabitës, apo me kompani serioze brokerimi.

22:49
Top Story/ Çfarë duhet të dini për tregun Forex, si fitohet në tregun e pastër?

Është e zakontë që në telefon të pranojmë thirrje përmes të cilave reklamohen produkte të ndryshme. Prej vitesh këtyre ofertave u janë shtuar propozimet për investime në bursa. Paralelisht me aktivitetin legal, fshihet një skemë e madhe mashtrimi që zhvat qytetarët në shuma të mëdha. Ky përbën një shqetësim global që së fundi ka përfshirë fort Shqipërinë pas zbulimit të kompanive të shumta që mashtrojnë në tregun Forex.

22:47
Armina Mevlani e zbulon: Po e konsideroj që të futem në Big Brother VIP, thjesht kam hallin se…

Moderatorja Armina Mevlani ka zbuluar se ka marrë ftesën për tu bërë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP.

22:42
Jorida Tabaku: Rama dështoi sot, me dëshminë na bëri të kuptojmë se do i shesë vartësit e tij

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka folur para mediave pas përfundimit të seancës maratonë ku dëshmoi kryeministri Edi Rama.

22:40
Arbër Hajdari: Nuk besoj se do e bëja më opinionistin e Big Brother VIP

Arbër Hajdari ishte opinionist së bashku me Balina Bodinakun në edicionin e parë të Big Brother VIP. Ndonëse këtë eksperiencë e mirëpriti që në fillim, në “Goca dhe Gra” zbuloi se nuk do ta bënte më.

22:35
10 orë dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Rama: Sa mbarojë hetimi i SPAK, do i hedh në gjyq për shpifje!

Pas 10 orësh dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama tha për mediat se ishte një maratonë që ia vlejti sepse u thanë të gjitha.

22:30
Nga debatet tek takimet gjatë BB Vip/ Arbër Hajdari flet për lidhjen me Vlerën, zbulon si u takuan për herë të parë

Në “Goca dhe Gra”, Arbër Hajdari nuk ka hezituar të flasë për jetën e tij private dhe për historinë e dashurisë me Vlera Devollin. Hajdari ka treguar se si janë njohur për herë të parë, diskutimet për jetesën mes Tiranës dhe Prishtinës si dhe mbështetjes që Vlera i dha për tu bërë pjesë e Big Brother VIP.

22:21
Arbër Hajdari flet për Fundjavë Ndryshe: Ka pasur raste aq të vështira sa nuk kam dalë nga shtëpia për 2 javë

Arbër Hajdari ishte i ftuar në “Goca dhe Gra” ku foli për Fundjavën Ndryshe dhe rastet e vështira që trajtojnë.

22:00
Kur do e bësh një fëmijë? Iva Tiço flet për pyetjen që i bëhet shpesh, zbulon bisedën me partnerin

“Kur do e bësh një fëmijë?” është një nga pyetjet që po streson më shumë vajzat dhe gratë. Iva Tiço ka folur në “Goca dhe Gra” duke thënë se është përballur shpesh me këtë pyetje ndërsa zbuloi bisedën që ka bërë me partnerin e saj në herët e para që janë takuar.

21:59
“E humbët mundësinë”/ Rama refuzon t’i përgjigjet Ina Zhupës: Do bësh karrierë në partinë me kryetarin vulëhumbur

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të deputetes së PD-së, Ina Zhupa, pasi kjo e fundit i ndërpreu në një moment fjalën.

21:48
Realiteti ‘Metaverse’ lejon fëmijët 13-vjeçarë të hyjnë në ‘klube virtuale’ striptize e seksi (fotot)

Një gazetare investigative që u paraqit si një 13-vjeçare në rrjetin e ‘realitetit virtual’ të ngjashem me ate te kreut të Facebook, Mark Zuckenberg, mund të hynte virtualisht në ‘klube striptize’ të shikonte animacione seksuale dhe të ekspozohej ndaj një fjalori ekstrem dhune e seksi, sipas një investigimi shokues të rrjeteve britanike.

21:45
Fotot/ Ukrainë, protestë masive në Donetsk kundra pushtimit rus

Nga Kramatorsk dhe Bakhmut në veri deri në Mariupol në jug – i gjithë rajoni është i bashkuar në patriotizmin e tij dhe dëshirën për të parandaluar përshkallëzimin luftarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

21:44
I kërkoni miqve të heqin këpucët kur vijnë në shtëpinë tuaj? Armina Mevlani: Nuk më pëlqen që të shoh njerëzit me çorape

“I kërkoni miqve të heqin këpucët kur vijnë në shtëpinë tuaj?” është një nga temat për të cilat u diskutua mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”.

21:39
Kosovë/ Kapen mbi 80 kilogramë drogë, arrestohen 7 persona

Pasditen e sotme janë kapur 83.5 kilogramë drogë ndërsa janë arrestuar shtatë persona në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit.

21:33
“Rusia do sulmojë në 48 orët e ardhshme”/ Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme

SHBA-të janë të sigurta që Rusia do të sulmojë Ukrainën në 48 orët e ardhshme.

21:17
I përket komunitetit rom, aktivisti rrëfen çfarë ka përjetuar: Isha me mamanë duke u ulur në lokal, menaxherja erdhi shpejt dhe…

“Kërkohet pastruse… jo me ngjyrë” është një njoftim pune në një bar në Elbasan dhe ka revoltuar shumë njerëz.

21:03
“Sikur hani shirita magnetofoni që në mëngjes”/ Rama-Boçit: Të rrijë Papa 8 orë me ju, bën kryqin me kokë poshtë

Vazhdon debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Luçiano Boçi në komisionin hetimor për inceneratorët.

20:51
Komiteti i Stabilizim-Asociimit: BE të caktojë datën e Konferencës së parë me Shqipërinë

Shqipëria i bën thirrje BE që të vendosë një datë për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ky ishte konkluzioni më i rëndësishëm që përmbante drafti që po diskutohet nga Komisioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri.

20:46
Arrestohet administratori i lokalit në Tepelenë, ja për çfarë akuzohet

Administratori i lokalit në Tepelenë është vënë në prangat e policisë pasi u kap duke ushtruar aktivitetin e lojërave tëfatit.

20:38
Sako dëgjon nga afër nevojat nga bizneset fasone: I sigurova grave dhe vajzave se do kenë mbështetjen e Bashkisë

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka bërë me dije se së bashku me deputetin Alban Xhelili dhe drejtues e punonjës të bizneseve fasone kanë dëgjuar nga afër nevojat e adresuara nga ky sektor.

20:30
Merr me qira ambientin për bar kafe, e kthen në shtëpi funerali. Ambienti ngjitur me banesat.

Shtepitë funerale duket se është biznesi më i përhapur kohet e fundit.Këto shtëpi janë ambjentet ku kryhen kundrejt pagesës ceremonitë mortore para përcielljes për në banesën e fundit të personat që ndahen nga jeta.

20:24
SHBA: 80% e forcave ruse janë në pozicione që ne do t’i konsideronim si të gatshme për sulm

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes në Uashington tha të mërkurën se forcat ruse të vendosura përgjatë kufirit me Ukrainën janë “gati” për fillimin e një sulmi, nëse marrin një urdhër për këtë.

20:10
“Nuk ka lindur ai burrë që më ndërpret!”, Rama debat me Boçin: Nuk është burrni kjo!

Pas një pushimi disa minutash, ka rinisur puna në komisionin hetimor për inceneratorët

20:03
BE-ja sanksionon zyrtarë qeveritarë dhe ligjvënës rusë

Sanksionet e Bashkimit Evropian kanë hyrë në fuqi më 23 shkurt, teksa blloku evropian iu kundërpërgjigj agresionit rus ndaj Ukrainës, duke sanksionuar zyrtarë qeveritarë, ligjvënës dhe biznese ruse.

20:00
Palestinezët marrin pjesë në funeralin e 14-vjeçarit të vrarë nga zjarri izraelit (fotot)

Qindra palestinezë merrnin sot pjesë në procesionin funeral për 14-vjecarin Mohammed Shehade, i vrarë dje nga forcat izraelite në Betlehem, në Bregun Perëndimor.

19:59
“Nuk e duam Neymar në MLS”, zyrtari amerikan zbulon shkakun

“Edhe unë dua shumë të luaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të paktën një sezon. Është një kampionat i shkurtër, ke tre-katër muaj pushime… “, deklaroi Neymar dy ditë më parë.

19:46
Rruga e re që lidh dy plazhe/ Për 15 minuta nga Shëngjini në Velipojë

Prej muajit tetor, falë një investimi të BERZH dhe Fondit Shqiptar te Zhvillimit po vijon puna për ndërtimin e rrugës Shëngjin -Velipojë. Ky segment rrugor do të jetë një aks i ri, i cili për nga ana Administrative do të përfshijë Bashkinë Shkodër dhe Bashkinë Lezhë.

19:42
Shqipëria eksportoi më shumë energji/ Por në 2021 u importua energji me vlerë 240 milionë euro

Shqipëria prodhoi më shumë energji  elektrike sesa konsumoi vitin e kaluar. 2021 është cilësuar si një nga vitet më të mira sa i përket prodhimit të energjisë, por edhe eksporteve, ku gati 1/3 e prodhimit është eksportuar.

19:36
Vendosen sanksione kundër Rusisë/ Rusët përgjigjen: Nuk ndryshojmë politikën me kërcënime

SHBA ka vendosur sanksione të reja gjatë orëve të fundit ndaj Rusisë ku përfshihen kryesisht anëtarët e familjeve të rrethit të ngushtë të Presidentit rus Vladimir Putin.

19:36
Martesat e gjinisë së njëjtë/ Bashkësitë fetare në Kosovë kundërshtojnë iniciativën për ndryshimin e Kodit Civil

Bashkësitë fetare në Kosovë kundërshtojnë iniciativën për ndryshimin e Kodit Civil që legalizon martesat e gjinisë së njëjtë.

19:33
Gjykata: 17 vite burg për Becchetin/ Biznesmeni italian shpallet fajtor. Të gjitha pronat i konfiskohen

Mbas pretencës së prokurorisë, gjykata shpalli fajtor sipërmarrësin italian Francesco Becchetti duke e dënuar me 17 vite burgim për akuzat e pastrimit të parave, evazionit, vjedhjes me atë të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

19:30
Rama dëshmon për inceneratorët/ Përgjigjet për ministrat Koka, Ahmetaj dhe  vendimet e qeverisë

Ndërtimin e inceneratorëve të cilin demokratët e kanë etiketuar si afera korruptive e shekullit, kryeministri Edi Rama e quajti Insistim në të pavërteta për qëllime politike.

19:28
Gjendet një trup i karbonizuar në garazhin e tragetit të djegur në ngushticën e Korfuzit

Një trup i karbonizuar është zbuluar këtë të mërkurë në garazhin e anijes Euro Ferry Olimpia që u dogj prej disa ditësh në ngushticën mes Korfuzit dhe Shqipërisë. Ky është viktima e dytë e gjetur, ndërsa mbeten të zhdukur edhe nëntë persona të tjerë.

19:22
Sako vlerëson ish-sportistin/ Kryebashkiakja shpall “mirënjohja e qytetit” ish portierin e Lokomotivës

Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, ka vlerësuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit” pas vdekjes një nga figurat e shquara të sportit durrsak dhe atij kombëtar Vladimir Ajazi.

19:04
Mikela përplaset me Alesjan: Do të ikësh se të ka dalë situata jashtë kontrolli

Në gjendje të rënduar Alesja ishte në dyshim nëse donte të vazhdonte apo jo rrugëtimin në Për’puthen.

19:02
“Partia juaj më ka nxjerrë lakuriq”, Rama: Doli edhe djali i ish-kryeministrit me grupin më të egër të Europës, por kurrë …

Gjatë mbledhjes së zhvilluar në Komisionin Hetimor për inceneratorët ka pasur një debat mes kryeministrit Edi Rama dhe Belind Këlliçit.