Borrell: Sulmi i Rusisë një nga orët më të errëta për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore

24/02/2022 09:53

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës të enjten u cilësua ndër “orët më të errëta për Evropën” në gati 80 vjet, sipas shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell.

“Këto janë orët më të errëta për Evropën që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, u tha gazetarëve Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Borrell premtoi “ndihmë urgjente për Ukrainën”, si dhe mbështetjen e përpjekjeve për evakuim, duke përfshirë stafin e BE-së.

Sanksionet e BE-së: Duke folur së bashku me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, Borrell tha se masat ndëshkuese nga blloku 27-anëtarësh kundër Rusisë do të ishin “paketa më e ashpër e sanksioneve që është zbatuar ndonjëherë”.

Von der Leyen tha se do të paraqesë sanksione “masive dhe strategjike” kundër Rusisë për miratim më vonë sot.

Top Channel