Top Story/ Mashtrimet me FOREX / Si mund të zbulohet nëse brokeri është i ligjshëm?

23/02/2022 22:51

Zbulimi i kompanive mashtruese, ka përhapur një panik masiv mbi kompanitë Forex. Por, ka mënyra për të zbuluar nëse në anën tjetër të telefonit, kemi të bëjmë me grabitës, apo me kompani serioze brokerimi.

Tregtarët që investojnë në Forex i gjykojnë shumë për faktin e call centerave. Duke qenë kjo ide në Shqipëri, i pengon shumë njerëzit që kanë potencial në këtë fushë sepse mendojnë që është mashtrim, diçka që nuk ekziston. Por kur hyn në google e kupton. Mua më duhet një broker se nuk investoj dot me paratë e mia direkt. Brokeri merr paratë e tua, zgjidhet në bazë të disa kritereve. Kështu edhe te ne call centerat luajnë rolin e brokersave. I licensuar apo i palicensuar këtë e zgjedh klienti pasi merr telefonatën.

Klienti mund të hyj në faqen 55brokers.com që tregon qartë se cilët ndërmjetësues financiarë janë në krye të listës në botë, të vlerësuar me certifikata apo medalje dhe të tjerët ndaj të cilëve duhet të kesh kujdes. Pikërisht këtu qëndron problemi, te mungesa e verifikimeve. Por, viktimat që kanë rënë pre e mashtrimeve janë kryesisht të moshës së tretë, jo familjarë me teknologjinë.

“Problemi është kur devijon nga të bërit biznes në mashtrim. Është si wolf of wall street” u shpreh Vjoldi Danaj, ekspert ekonomie
Në Shqipëri tregu i call centerave mashtrues që operojnë në Forex mendohet se përbën 6-10 % të ekonomisë informale. Në vetvete Ekonomia e paligjshme vlerësohet sa 33% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Thënë ndryshe, ky treg grabitjeje dhe mashtrimi qarkullon qindra milionë euro.

“Këta bashkëpunojnë shumë me tregun hebre. Izraeli në Shqipëri ka bërë shumë investime në këtë drejtim. Kanë informacionet, klientët e gatshëm që mund të bien pre e mashtrimeve” u shpreh Vjoldi Danaj, ekspert ekonomie.

Top Channel