Aksident në Lezhë-Tiranë/ ‘Range Roveri’ përplaset me fugonin, përfundojnë ‘copë-copë’ jashtë rruge

24/02/2022 10:17

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë Tiranë, pranë kryqëzimit të Rrilës.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Dyshohet të ketë qenë një manovër e gabuar e mjetit Range Rover, që është bërë shkak për përplasjen.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e këtij aksidenti.

Top Channel