Një lokal është përfshirë nga zjarri në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale, ndërsa vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“Me datë 24.02.2022, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka rënë zjarr në një lokal dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, sipas policisë.

Top Channel