Pas presionit nga Parlamenti Europian për të hequr finalen nga Rusia, Britania ndalon hyrjen e pronarit të Chelsea-t, Roman Abramovich

24/02/2022 11:12

Pas kërkesës së Parlamentit Europian për të anuluar zhvillimin e finales së Ligës së Kampionëve në Shën Petersburg të Rusisë pas vendimit të Putinit për pushtim të Ukrainës, Presidentit të UEFA-s i shtohet një tjetër problem politik .

Pronari miliarder i Chelsea, Roman Abramovich i është ndaluar në fakt të jetojë në Britani’… pasi ai quhet si një nga përkrahësit e regjimit të Vladimir Putinit.

Miliarderi nuk është parë në shtëpinë e klubit të tij të futbollit në Premier League në jugperëndim të Londrës, Stamford Bridge. The Sun, e cila citon autoritete të larta të sigurisë britanike, thotë se nuk ka gjasa që 55-vjeçari të lejohet të jetojë përsëri në Britani.

Rasti i tij thuhet se po trajtohet nga ‘Njësia e Rasteve Speciale’ të Home Office. Abramovich mbërriti në Chelsea në vitin 2003 dhe e transformoi skuadrën në një gjigant të Premier League me ndihmën e Jose Mourinhos.

Deputetja Layla Moran lexoi një listë të zezë ku renditej edhe emri i Abramovich së bashku me oligarkë të tjerë, duke përfshirë investitorin e Arsenalit, Alisher Usmanov.

Duket se pas kërkesës së eurodeputetëve të PE, ky është një tjetër rast ku politika përfshihet në sport drejtpërdrejt me qëllim garantimin e transparencës dhe llogaridhënies. Por ndryshe nga Parlamenti Europian dhe Britania e Bashkuar, në Shqipëri zyrtarët e FSHF po mundohen prej disa muajsh që kërkesën e disa bashkive që janë aksionere legjitime të klubeve futbollistike ta cilësojnë si ndërhyrje politike.

Top Channel