E premte, 16 Shtator 2022
22:49
Gautam Adani zyrtarisht miliarderi i dytë më i pasur në botë, zotëron 146.9 mld dollarë

Gautam Adani është zyrtarisht miliarderi i dytë më I pasur në botë duke grumbulluar 146.9 miliardë dollarë.

22:44
“Një shaka e mërzitshme,” Orban injoron eurodeputetët pasi shpallin Hungarinë një autokraci elektorale 

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán tha të premten se e konsideronte “qesharake”  faktin që Parlamenti Evropian kishte miratuar një raport që e quan vendin e tij një “autokraci zgjedhore”.

22:25
Sadiku vjen nga stoli dhe gjen rrugën e rrjetës, ndëshkon ish-skuadrën

Armando Sadiku është rikthyer te goli në La Liga 2 teksa gjeti rrugën e rrjetës me skuadrën e Cartagenës në sfidën ndaj Levante.

22:14
Kush i rezistoi provokimeve? Shpallen fituesit e “Kepit të Tundimeve”!

11 konkurrentë kaluan së bashku ditët më të nxehta të verës në “Kepin e Tundimeve”.

22:12
Erjola super xheloze për Atdheun e Anxhelën, i shpreh ish-konkurrentit mallin për kohën që mungoi

Edhe pse ishin disa ditë larg njëri-tjetrit, duket se Atdheu dhe Erjola nuk kanë mundur të harrojnë ndjesitë pozitive që kishin për njëri-tjetrin.

21:57
Spiropali intervistë për VOA: Ka ardhur koha të zerohen ndërtimet pa leje, qëllimi i sulmit kibernetik nuk u arrit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit në qeverinë e Shqipërisë, Elisa Spiropali thotë se Shqipëria po bashkërendon me Shtetet e Bashkuara përpjekjet për mbrojtjen e infrastrukturës jetike nga aktivitete të mundshme armiqësore si goditjet kibernetike nga Irani me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n.

21:48
Klejdi i shpreh pëlqimin, Gabrieli e puth në buzë/! “Plas” sherri për Ornelën te “Kepi i Tundimeve”

Gjatë qëndrimit në “Kepin e Tundimeve”, Ornela ka kaluar më shumë kohë me Gabrielin dhe Klejdin.

21:46
Video tregon vullnetarët që mobilizohen të shpëtojnë gruan që humb ndjenjat në timonin e makinës në Florida (fotot)

Një grup qytetarët të ndërgjegjshëm lavdëroheshin në rrjetet sociale në SHBA pasi dolën nga automjetet e tyre për të ndihmuar një grua që papritur kishte humbur ndjenjat në timon dhe makina e saj rrëshkiste jashtë kontrolli.

21:28
Shumë argëtim, asnjë rregull! Si po e kalojnë djemtë dhe vajzat ditën e fundit të “Kepi i Tundimeve”

Eksperiencës së konkurrentëve te “Kepi i Tundimeve” po u vjen fundi.

21:25
Kepi i Tundimeve/ Efi ngacmon Fationin? Flasin për ndjenjat që janë krijuar mes tyre

Aventurës së tundimeve duket se po i vjen fundi dhe Efi nuk e ka humbur rastin për të diskutuar me Fationin rreth marrëdhënies mes njëri-tjetrit.

21:06
Zelensky u drejtohet me video-lidhje liderëve botërorë javën e ardhshme

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila ka 193 anëtarë, tha të premten se do ta lejojë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të flasë në mbledhjen vjetore të liderëve botërorë javën e ardhshme, me një video të regjistruar paraprakisht.

21:04
Kryeministri i Indisë, Modi i thotë presidentit rus Putin se tani ‘nuk është një epokë lufte’ (fotot)

Kryeministri indian Narendra Modi i ka thënë sot presidentit rus Vladimir Putin se tani nuk është një kohë lufte, shkruan agjencia amerikane Reuters, duke iu referuar pasigurisë së karburanteve dhe ushqimit, si shqetësimeve kryesore në botë.

21:00
Zemërim në Iran! Policia rreh për vdekje të renë pasi nuk e kishte vendosur hixhabin siç duhet

Një 22-vjeçare iraniane ka humbur jetën disa ditë pasi u arrestua nga policia me arsyetimin se nuk e kishte vendosur siç duhet hixhabin e saj.

20:49
Industria/ Rritje e ngadaltë në tremujorin e dytë, bien shitjet në ndërtim

Ndryshe nga shërbimet që kanë rikuperuar me shpejtësi në tremujorin e dytë të vitit, sidomos hotelet, transporti e udhëtimet, industria e ka pasur më të vështirë  dhe duket se ka filluar të vuajë pasojat e rritjes së kostove të lëndëve të para.

20:40
Përfshihen në projektin ‘100 fshatrat turistikë’, asnjë investim nga qeveria!

Projekti “100 fshatrat turistikë”, një nga angazhimet e qeverisë nuk është përmbushur në fshatrat e qarkut Durrës. Radë, Shetaj dhe Shën Vlash janë 3 fshatrat që përfshihen në listën e planifikuar për t’i kthyer në atraksione turistike, me qëllim përforcimin e ekonomisë së zonave rurale.Fiks Fare vizitoi tre fshatrat e Bashkisë Durrës, ku projekti për rilindjen rurale pothuajse nuk ekziston.

20:29
Ligjvënësit amerikanë shprehin mbështetjen për Tajvanin

Një grup ligjvënësish amerikan dypartiak u takua me presidenten taivaneze Tsai Ing-wen në fillim të këtij muaji, duke shprehur mbështetjen e Kongresit amerikan për ishullin mes tensioneve në rritje me Kinën.

20:10
Çekiçi “bën namin” në Turqi, shtang nga distanca gjigandët e Galatasarayt

Endri Çekiçi është bërë protagonist në ndeshjen e Konyaspor në transfertë ndaj Galatasaray. Futbollisti i kombëtares shënoi në minutën e 15-të, golin e barazimit (1-1) për skuadrën e tij.

20:09
Skandali me fanellën e Barçës, i ngjan asaj të Realit!

Barcelona ka ngjallur irritim te tifozët e saj, pasi u zbulua se uniforma e dytë për sezonin 2023-2024 do të jetë e bardhë, shumë e ngjashme me atë të… Realit të Madridit.

19:58
Zelensky akuzon Rusinë për tortura dhe krime lufte në verilindje ku u gjet varrimi masiv i njerëzve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky më anë të një interviste në zyrën presidenciale, ka akuzuar Rusinë për krime lufte e për tortura në verilindje të Ukrainës dhe i krahasoi pasojat në zonat e çliruara me tërheqjen e Rusisë nga afër Kievit muaj më parë.

19:47
Gjykata rrëzon hetimin e SPAK, konsideron absurd procedimin e komisioneres së vettingut Etleva Çiftja

Gjykata e posaçme antikorrupsion e konsideroi absurd hetimin e SPAK ndaj komisioneres së vettingut Etleda Çiftja, ndaj të cilës më herët u kërkua dënimi me 2 vjet shërbim prove.

19:45
Gara për kreun e ri të SPAK, ende asnjë kandidat zyrtar për të zëvendësuar Arben Krajën

Si prokurore në SPAK, ata janë të gjithë të mbështetur nga amerikanët. Por se kush do ta marrë timonin e Prokurorisë Antikorrupsion, deri në mesin e muajit dhjetor do të jetë një ushtrim për t’u zgjidhur më tepër nga ata që pas kuintave do të bëjnë fushatën për pretendentët.

19:30
Takimet e para jashtë studios së “Për’puthen”, kë zgjodhën djemtë 

Pasi u prezantuan dhe nisën komunikimet në studio, disa nga konkurrentët e “Për’puthen” vendosën se me kë do të bëjnë takimin e parë jashtë studios.

19:22
Aksident në Kukës/ Makina përplaset me motomjetin, në spital 18-vjeçari

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Bicaj-Kukës , në vendin e quajtur mbikalimi i Gostilit, ku një automjet është përplasur me një motomjet.

19:17
Autoblinda të Ukrainës dhe tanke të braktisura ruse në rajonin lindor të Donbas (fotot)

Në pamjet e shpërndara sot nga territoret e kapura nga Kievi në rajonin lindor Donbas, shiheshin ushtarë ukrainas që lëviznin në autoblinda si dhe mjete të rënda të braktisura nga ushtria ruse që ruheshin nga ukrainasit.

19:15
Portugalia ratifikon protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Parlamenti i Portugalisë ratifikoi të premten protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

19:07
Vdekja e 34-vjeçarit në ujërat termale të Elbasanit/ Shkak, dyshohet arresti kardiak, kishte konsumuar alkool më herët

Një 34-vjeçar ka gjetur vdekjen në ujërat termale në Tregan të Elbasanit pas një arresti kardiak.

18:48
Balotelli nuk ndryshon kurrë! “Xurxull” me alkool, pamjet bëhen virale

Mario Balotelli u transferua në Zvicër në ditën e fundit të merkato. Sulmuesi italian firmosi një kontratë 2-vjeçare me klubin e Sionit, teksa vijon të mbetet protagonist jashtë fushave të blerta.

18:39
Franca, Gjermania dhe Polonia kërkojnë liberalizmin e vizave për Kosovën

Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët kanë bërë thirrje për progres në procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën.

18:36
Doktori shkakton tërbim me pretendimin se 92% e grave saudite shikojnë porno (fotot)

Një doktor në Arabinë Saudite ka thënë në një stacion televiziv se rezultatet e sondazheve tregojnë se 92% e grave të vendit shikojnë pornografi, duke shkaktuar një reagim të ashpër në mbretërinë konservatore muslimane.

18:31
“Ti shkon lule më lule”/ Remili i kërkon falje Edës: Mendova se më provokove

Edhe pse ka vetëm pak ditë që konkurrentët e rinj të Përputhen kanë nisur rrugëtimin e tyre në këtë emission, kanë nisur edhe debatet dhe mosmarrëveshjet e para mes tyre.

18:12
75 raste të reja dhe 149 të shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në vend

75 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 nga 694 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend.

18:10
Poker në kryeqytet, Tirana dhe Xhixha thellojnë krizën e Teutës

Tirana rikthehet te fitorja duke mundur Teutën në “Selman Stërmasi”, në përballjen e parë të javës së pestë të Abissnet Superiores. Kampionët në fuqi ia dolën që të marrin maksiumin, duke koleksionuar të dytën fitore në këtë edicion.

18:03
Putin i thotë kryeministrit të Indisë se dëshiron që ‘konflikti në Ukrainë të mbyllet sa më shpejt’ (fotot)

Gjatë një takimi sot të kryeministrit të Indisë Narendra Modi në rrethinat e samitit të sigurisë në Shangai, presidenti rus Vladimir Putin tha se dëshironte që konflikti në Ukrainë të marrë fund “sa më shpejt që të jetë e mundur,” por pa thënë se si.

18:02
OKB-ja do të dërgojë ekip në qytetin ku u gjetën varre masive në Ukrainë

OKB-ja do të dërgojë një ekip në qytetin ku u gjetën varre masive në Ukrainë

17:51
Qeveria e re e Malit të Zi, nuk arrihet marrëveshja edhe pas raundit të shtatë të bisedimeve

Nuk ka marrëveshje për qeverinë e ardhshme të Malit të Zi edhe pas raundit të shtatë të bisedimeve mes partive të shumicës parlamentare, të dala nga zgjedhjet e vitin 2020.

17:41
3 të vrarë nga rrëzimi i makinës prej shkëmbit gjatë turneut turistik në Colorado (fotot)

Tre njerëz u vranë gjatë një aksidenti “horror” kur mjeti i turneut turistik humbi kontrollin në malet San Juan në Colorado, SHBA duke rënë nga rreth 30 metra lartësi.

17:40
Ekuadori apo Kili në Katar 2022? FIFA merr vendimin final

Ekuadori siguroi në fushë kualifikimin në Botërorin e Katarit, por garimi në turneun më të rëndësishëm për kombëtare u vu në rrezik nga Byron Castillo.

17:26
Bie ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Komanit, pezullohet lundrimi i tragetit

Niveli i ujit në Liqenin e Komanit ka rënë në një nivel që nuk mbahet mend ndonjëherë, sipas drejtuesve të varkave dhe tragetit në Liqen.

17:12
Ambasadorja Kim pas takimit me Ballën dhe Alibeajn: Partitë politike të rrisin transparencën për të refuzuar minimin e demokracisë në Shqipëri

“Partitë politike duhet të punojnë së bashku për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë e të gjitha institucioneve, për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë”.

17:11
OKB: Raportet për varrezë masive në Izium të Ukrainës, “tronditëse”

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka kërkuar të vizitojë rajonin ukrainas ku raportohet se është gjetur një varrezë masive me mbi 400 trupa për të verifikuar nëse bëhet fjalë për civilë apo ushtarakë të vrarë.

16:59
Mijëra krokodilë pushtojnë plazhin duke lënë vendasit ‘në panik’ në Brazil (video-foto)

Pamje të rralla të disa qindra, ndoshta mijëra krokodilëve që kishin mbushur një plazh në Brazil janë përhapur gjerësisht në rrjet dhe kanë shkaktuar frikë mes banorëve vendas.

16:57
Mbytet aksidentalisht në det 59-vjeçari në Sarandë, detajet e para

Një 59-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në plazhin e Sarandës.

16:52
Pamjet/ Flakët përpijnë qiellgërvishtësin në Kinë, qindra njerëz rrezikojnë jetën

Godina e kompanisë Telekon në Changsha të Kinës është përfshirë thuajse e gjitha nga flakët këtë të premte pasdite.

16:49
SHBA-ja jep edhe 600 mln dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë miratoi të enjten një paketë të re deri në 600 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën.

16:37
Konkurrencë? Era Istrefi dhe Dafina Zeqiri bëjnë ‘xing’ dhe “thumbojnë” njëra-tjetrën me ndryshimin e tyre më të ri në pamje!

Vajzat shqiptare të showbiz-it gjithmonë sjellin trende dhe surprizojnë me ‘look-un’ e tyre. Këngëtare apo figura televizive shpesh na befasojnë me stilin e tyre në çdo dalje publike.

16:35
Problemet shëndetësore që shkakton mungesa e vitaminës B12

Suplementët e vitaminës B12 përdoren kryesisht kundër stresit dhe për rritjen e nivelit të energjisë në organizëm.

16:31
Gazzetta Dello Sport: Ja përse luan kaq pak Asllani!

Gazzetta Dello Sport i kushton një artikull Kristjan Asllanit, duke analizuar fillimin aventurës zikaltër të lojtarit të kombëtares Shqiptare. Sic bën të qartë edhe titulli “Pritja e gjatë e të parapërcaktuarit”, e përditëshmja prestigjioze evidenton faktin se mesfushori ka luajtur vetëm 29 minuta me Interin, por duke shpjeguar edhe se fillimi problematik i sezonit për zikaltërit ka penalizuar shqiptarin.

16:23
Pensionisti bie për vdekje në ujëvarë para të bijave të tmerruara gjatë vizitës në shkëmbin piktoresk (fotot)

Një baba 79-vjeçar ka rënë për vdekje nga 25 metra gjatë ekskursionit në ujëvarën e famshme të Purling Brook pranë brigjeve të Australisë, para dy bijave të tij të tmerruara.

16:22
“Ngacmonte seksualisht punëtoret”, nis hetimi ndaj presidentit të Federatës Franceze të Futbollit

Akuzat për ngacmime seksuale nuk kanë fund në botën e futbollit. I radhës që përballet me akuza të tilla është Noel Le Graet, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit.

16:09
Sekuestrohen mallra ushqimore dhe industriale të kontrabanduara/ Në pranga shoferi i autobusit në Kakavijë, i solli nga Greqia

Një sasi mallrash të ndryshme ushqimore dhe industriale të kontrabanduara, janë sekuestruar mesditën e sotme në Kakavijë, të ardhura nga Greqia. 

15:50
Peza n’fest/ Bashkia e Tiranës organizon aktivitete për 80 vjetorin e Konferencës së Pezës

16 shtatori shënon 80 vjetorin e Konferencës së Pezës, një ngjarje historike për popullin shqiptar.

15:50
Artistët kritikohet rëndë për muralin në homazh të mbretëreshës që ngjan me komedianin britanik (fotot)

Një mural me përmasa të mëdha i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth i pikturuar së fundmi në Britani është përshkruar së fundmi si “gjëja e dytë më e keqe” që prej vdekjes së saj javës që shkoj.

15:43
Vijon greva për 100 euro, sindikata e mësuesve në Kosovë njofton protesta

Që prej javësh institucionet e arsimit dhe administrata publike në Kosovë po vazhdon grevën, si pasojë e mospërmbushjes së kërkesave të tyre.

15:41
“Bomba uji” mbi Shkodër/ Sinoptikani grek Arnautoglu parashikon stuhi dhe përmbytje të shtunën

Meteorologu i njohur grek, Sakis Arnaoutoglou , që ndjek me vëmendje dhe përkushtim edhe motin në Shqipëri e rajon, parashikon një përkeqësim të ri të kohës ditën e premte dhe kryesisht të shtunën në një pjesë të madhe të vendit, në zonat qendrore fillimisht, por më pas  me reshje të dendura shiu dhe stuhi të fuqishme në ato veriperëndimore dhe veriore.

15:37
Zjarre në pyjet e Fierit/ Digjen pishat dhe ekualiptet nga pesë vatra zjarri në Seman

Pesë vatra zjarri kanë shkrumbuar hektarë të tëra me ekualips e pisha dhjetëra vjeçare në Godullen e Semanit pranë grykëderdhjes së lumit Seman.

15:35
Balla takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim: Do vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me SHBA dhe partnerët e tjerë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

15:25
Takimi me ambasadoren amerikane, reagojnë Balla dhe Alibeaj

Dy krerët e grupeve parlamentare, Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla kanë reaguar pas takimit me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

15:18
Pamje apokaliptike të zjarrit që djeg 42 katet e kullës në Kinë, teksa zjarrfikësit kërkojnë për të mbijetuar (video)

Një zjarr “përbindësh” ka përfshirë sot një ndërtesë të lartë në qytetin e Kinës qendrore Changsha, teksa autoritetet thonë se ende nuk kanë gjetur asnjë viktimë.

15:13
The Hill: Shembulli i Shqipërisë për Shtetet e Bashkuara dhe për botën

Shqipëria mund të jetë ndër anëtarët më të vegjël dhe më të rinj të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

15:02
Ndërpritet dhënia e pasaportave/ Sulmet kibernetike, “Aleat” nuk do ofrojë shërbim, “ishte provë”

Shërbimi për dokumentet biometrike në zyrat e aplikimit të ALEAT-it është ndërprerë ditën e premte, datë 16 shtator.

14:47
“Kosova u sulmua përmes e-albania”/ Berisha: Hakerat e kanë kthyer Shqipërinë në aeroport

Sulmet kibernetike në të dy anët e kufirit mblodhën në vilën qeveritare në ish bllok dy kryeministrat shqiptarë të martën.

14:39
Princi Harry dhe Meghan Markle nën presion/ Publikohet peticioni për të hequr titujt e tyre mbretërorë!

Pas martesës së tyre në maj të 2018-ës, Princi Harry dhe Meghan Markle morën titujt mbretërorë të Dukës dhe Dukeshës së Sussex nga Mbretëresha Elizabeth II.

14:36
Bie në dashuri me personin e gabuar, shenja më ‘fatkeqe’ e zodiakut!

Zakonisht ndodh që ne të projektojmë te personi që kemi një pëlqim apo që kemi rënë në dashuri ato virtyte dhe ato vlera që në fakt ai nuk i zotëron.

14:13
Reforma në drejtësi dhe forcimi i shtetit ligjor/ Kryeprokurori Çela pret në takim shefen e delegacionit të BE-së

Ecuria e reformës në drejtësi si edhe forcimi i shtetit ligjor, ishin ndër temat që kryeprokurori Olsian Çela bisedoi sot në një takim me shefen e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann.

14:05
Veliaj në Uashington, pritet nga kryetari i Senatit Schumer, takohet edhe me kongresmenët Aderholt, Moolenaar dhe McClintock: Kam dëgjuar fjalët më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ditën e dytë të vizitës në Uashington, u prit në Capitol Hill nga kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer. Kryebashkiaku tha se Schummer është një ndihmues i madh i Shqipërisë, por sidomos të komunitetit shqiptar që jeton në Nju Jork dhe më gjerë.

14:05
Berat/ Sekuestrohen 95 aparate celulare të kontrabanduara, procedohen në gjendje të lirë tre persona

95 aparate celulare të kontrabanduara, me vlerë rreth 3.700.000 lekë të rinj, janë sekuestruar në Berat.

13:57
“Nuk është më demokraci”/ BE-ja gati t`i presë fondet Hungarisë

Hungaria nuk është më demokraci e plotë; ajo është shndërruar në një regjim autokratik hibrid nën drejtimin e qeverisë së vet nacionaliste, dhe kjo gjë po minon vlerat demokratike të të gjithë BE-së.

13:48
Mbretëresha “pajton” vëllezërit/ William e Harry, bashkë pas arkëmortit të monarkes

William dhe Harry do të qëndrojnë bashkë në krah të arkëmortit të Mbretëreshës në një ceremoni të veçantë që organizohet mbrëmjen e së shtunës bashkë me tetë nipërit dhe mbesat e saj.

13:45
SPAK kërkoi 1 vit burg/ Gjykata e Posaçme shpall të pafajshme komisioneren e Vettingut, Etleda Çiftja

Gjykata e Posaçme shpallI të pafajshme komisioneren e Vettingut, Etleda Çiftja, pasi SPAK kërkoi një vit burg.

13:31
Influenca ruse te partitë politike/ Pas takimeve në KQZ, ambasadorja amerikane vijon axhendën në Kryesinë e Kuvendit

Pas takimeve në KQZ, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim vijoi axhendën e takimeve politike në Kryesinë e Kuvendit.

13:31
Kim Kardashian mburret për studimet e saj të larta në Drejtësi, por asnjë nga fansat nuk e beson

Kim Kardashian ishte e ftuar speciale në emisionin e James Corden dhe mes disa temave për të cilat folën, moderatori anglez dhe biznesmenia e famshme diskutuan edhe për karrierën që supozohet se po studion Kardashian.

13:25
Stuhi dhe reshje të dendura shiu/ Parashikimi i motit për këtë fundjavë në vendin tonë

Moti parashikohet të jetë me reshje të shumta shiu dhe stuhi, gjatë kësaj fundjave në vendin tonë.

13:20
Anulimi i fluturimit prej krisjes së xhamit të avionit, skuadra e Ballkanit mbërrin sot në Prishtinë

Skuadra e Ballkanit ka mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” në Kosovë.

13:18
Më i shikuari në Netflix, pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth të gjithë gjejnë ‘ngushëllim’ te seriali “The Crown”

The Crown” i Netflix ka patur një rritje dramatike të shikueshmërisë këtë javë, duke u ngjitur në vendin e tretë në listën e filmave  më të shikuar në platformën e transmetimit.

13:10
Misteri i 500 mijë dollarëve, Berisha: U informova nga emigrantët dhe nisa grumbullimin e informacioneve për Bashën

Demokrati Sali Berisha e mohoi këtë të premte deklaratën e tij disa vite më parë se Lulzim Basha nuk ka marrë asnjë qindarkë nga rusët.

12:57
“Një shenjë mbështetjeje”/ Zonja e Parë e Ukrainës do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës 

Zonja e Parë e Ukrainës do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës, që do të mbahet këtë të hënë.

12:51
Vritet nga shpërthimi i bombës në Ukrainë, gjenerali dhe deputeti i mbështetur nga Rusia

Prokurori i përgjithshëm i Republikës Popullore të vetëshpallur të Luhansk (LPR) u vra këtë të premte së bashku me zëvendësin e tij nga një shpërthim bombe.

12:50
Ulet çmimi i naftës, benzinës dhe gazit

Çmimi i naftës, benzinës dhe gazit është ulur këtë të premte, pas vendimeve të reja të Bordit të Transparencës.

12:48
Berisha: Basha deklaroi se fondet i kam nga diaspora, cili nga prokurorët shkoi atje për të hetuar?!

Sali Berisha gjatë një takimi me gazetarët tha se ai është mashtruar nga Lulzim Basha në lidhje me financimin rus gjatë zgjedhjeve, ndërsa kjo dosje është mbyllur pa asnjë hetim nga prokuroria.

12:43
Çfarë armësh janë dërguar deri tani në Ukrainë?

Britania e Madhe është vendi, i cili pas SHBA-së ka dërguar më së shumti armë në Ukrainë. Por Gjermania po shton numrin e armëve të dërguara.

12:38
Lobimi rus/ Berisha: Aferë personale e Bashës, do ngremë komision auditi për transparencë edhe pse ish kryetari ‘peng’ ka marrë gjithcka me vete

Sali Berisha paralajmëron ngritjen e një komisioni auditi për të bërë transparencë lidhur me lobimin rus në partinë Demokratike. Duke ngarkuar me përgjegjësi personale Lulzim Bashën, Berisha tha se PD distancohet nga fondet ruse dhe se partia është e do mbetet parti e interesit kombëtar.

12:31
A u financua PD nga rusët? Berisha rrëfen bisedën me Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë fajtor Lulzim Bashën si fajtorin e vetëm të bashkëpunimit me rusët, të cilët e financuan PD-në gjatë zgjedhjeve.

12:28
Ndalet Ballkani, humbet 3-2 ndaj Slavias së Pragës

Ballkani nuk ia doli dot të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen me Slavian e Pragës në Conference League.

12:27
Reja “arnon” mbrojtjen/ Publikohet lista për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Rreth një javë nga ndeshja e radhës e kombëtares shqiptare, ajo me Izraelin më 24 shtator në Tel Aviv, trajneri italian i kuqezinjve Edi Reja ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë për këto dy ndeshje të fundit të Ligës së Kombeve ajo me Izraelin dhe me Islandën më 27 shtator në stadiumin Air Albania të Tiranës që është dhe ndeshja përmbyllëse e kësaj faze të grupeve të këtij aktiviteti.

12:27
SHBA nxjerr “artilerinë e rëndë”/ Javët në vijim, dosje të tjera: Tërmet nga paratë ruse!

Tërmeti që shkaktoi në Itali raporti i inteligjencës amerikane mbi financimet ruse, vazhdon. Tashmë, në vendin fqinj përtej Adriatikut flitet për dosje të tjera që mund të mbërrijnë në javët në vijim.

12:23
Shënoi ndaj Ludogorets, Joaquin vendos rekordin e veçantë në Europa League

Fitorja 3-2 e Real Betis ndaj Ludogorets, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, me golin e dytë që për vendasit e realizoi Joaquin, vendosi një rekord të ri në këtë kompeticion.

12:22
“Irani nuk mund të intimidojë Shqipërinë”, Berisha flet për sulmin kibernetik: Thirrje SHBA-së e NATO-s të ndërhyjnë

Në konferencën e përjavshme me mediat, ish kryeministri Berisha e konsideroi një agresion ndaj shtetit, sulmin kibernetik Iranian, ndaj faqeve qeveritare në vend.

12:12
Fëmija mrekulli! 52-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook ka ndarë lajmin e mirë për një infermiere nga Prishtina e cila është bërë nënë për herë të parë në moshën 52-vjeçare duke sjellë ne jetë një vajzë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

12:06
Mozaiku i artistit shqiptar në nder të Mbretëreshës Elisabeth II jehonë në mediat ndërkombëtare

Artisti shqiptar Alkent Pozhegu ka mahnitur me mozaikun e tij kushtuar Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë rreth një javë më parë.

11:46
E dhunuan dhe e lanë jashtë fushës së blertë mesfushoren e PSG-së, arrestohet personi i katërt

Një person i katërt është arrestuar si bashkëpunëtor në sulmin ndaj futbollistes Kheira Hamaraoui, i cili ndodhi nëntorin e kaluar.

11:42
Coca-Cola, historiku i një prej pijeve më të dashura të njerëzve në mbarë botën

Nëse nuk e dinit, Coca Cola është krijuar si një alternativë ndaj morfinës.

11:38
Veliaj takohet me senatorin amerikan Chuck Schumer: Jemi krenarë që e quajmë mik dhe aleat

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Uashington, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit nga kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer.

11:20
Me armë dhe kokainë, vihet në pranga 39-vjeçari në Tiranë

Një 39-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi qarkullonte me armë dhe lëndë narkotike.

11:14
Vijojnë zjarret në Vlorë, digjen mbi dhjetë hektarë me pemë dhe rrezikohen banesat

Një zjarr i cili ditën e djeshme është shfaqur në zonën mbi fshatin Dukat të bashkisë së Vlorës ka vijuar gjatë natës por vijon të jetë aktiv.

11:04
Kultivim kanabisi në Kurbin/ Vihet në pranga 20-vjeçari, nën hetim kryeplaku (Pamjet me dron)

Një 20-vjeçar është arrestuar në Kurbin  në afërsi të banesës së tij, në një zonë me shkurre, janë gjetur të kultivuara kanabis

11:01
Ukraina zbulon tjetër varr masiv: Tmerr në Izum, gjenden qindra trupa!

Rusia në Ukrainë po lë pas ngado gjurmë vdekjeje, deklaroi presidenti Volodimyr Zelensky, teksa përcillte lajmin e zbulimit të një tjetër varreze masive, këtë radhë në qytetin e Izumit, kontrollin e të cilit forcat e Kievit e rimorën së fundi pas zmbrapsjes së ushtrisë ruse.

10:45
Dyshohet se vrau Pjerin Xhuvanin, shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt

Seanca gjyqësore në ngarkim të Arbër Paplekajt, i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvani në 21 Prill 2021 në Elbasan është shtyrë për të tretën herë.

10:40
Përmbytje në Itali: 11 të vdekur, 4 të zhdukur/ Uji i rrëmben nënës fëmijën nga krahët

Moti i keq ka gjunjëzuar rajonin Marche në Itali, ku bilanci i furisë së tij është tragjik: 11 të vdekur, 4 të zhdukur, 50 të shtruar në spital u regjistruan pas përmbytjeve apokaliptike në zonë.

10:34
I trishtuar pas vdekjes së mbretëreshës Elizabet, Princ Harry shtyn publikimin e librit

Kujtimet e shumëpritura të Princit Harry nuk do të publikohen deri në vitin e ardhshëm për shkak të periudhës së zisë mbretërore pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabet.

10:29
Von der Leyen në Kiev: Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë

“Duhet të them, se procesi i antarësimit është në rrugë të mbarë”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në Kiev (15.09) në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zhelenskyj në Kiev. “Eshtë impresionuese të shohësh, se me çfarë shpejtësie, vendosmërie dhe saktësie po avanconi ju.” Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë në krah të saj.