30 Vite më parë e  nisi i detyruar për ekonominë e familjes dhe sot ndërtimi i anijeve artizanale artistike është bërë profesioni i tij .

Është 69-vjeçari Axhem Binaj ,artizani i anijeve me vela ,të cilin çdo ditë e gjen në punishten e tij të vjetër.

Binaj tregon me detaje se si e nisi këtë profesion me të cilin ai dhe familja e tij përballojnë jetesën, teksa ndalet në vështirësitë dhe bukurinë e ndërtimit të anijeve me vela.

Anijet artistike të 69 vjecarit kanë shkuar në vend të ndryshmë të botës, por ai nuk harron të përmëndë që klientët e tij besnikë janë shtetasit italianë.

Artisti Bino thotë se me duart e tij mund të ndërtojë cdo mjet lundrimi pavarësisht modelit dhe përmasave.

Por përveç tregtisë,Binaj ngazëllehet kur tregon se i pëlqen të bëjë dhe  shumë   dhurata me anijet e tij dekorative.Por dhurata më e madhe dhe mbresëlënëse lidhet me 100 vjetorin e pavarësisë kombëtare, ku  dhuroi 100 anije kuq e zi.Teksa është i kënaqur që dashurinë për këtë profesion artizanal ia ka trashëguar të birit.

Top Channel