Bastet sportive pritet të rikthehen vetëm online.

Ky është vendimi i marrë nga qeveria, ndërsa pritet të jepen licenca për vetëm epsh kompani me kriteret që janë shtrënguar shumë për kompanitë. Ato duhet të kenë një bashkëortak ose aksioner me eksperiencë në tre vende të zhvilluara dhe një kapital minimalisht 12 milion euro.

Gjithashtu ndryshe nga çfarë ishte parashikuar, vetëm një fond i përcaktuar me VKM do t’i kalojë sportit.

Për ekspertët, ligji në thelb nuk ka marrë parasysh kërkesat e zhvillimit të sportit, por të biznesit

 “Duke i shtrënguar kriteret kaq shumë frika ime është se informaliteti mund të vazhdojë të qëndrojë i lartë. Ndërkohë mendoj se FSHF dhe Komiteti Olimpik duhet të ishin bashkëorganizatorë. Nuk shikoj në ligj as programe sociale për ata që janë të varur nga ky sport. Qeveria nuk mund të bëjë një ligj për të grumbulluar para në buxhet, por për të zhvilluar sportin.  “- tha Artan Shyti.

Gjithashtu në draft-ligjin që po diskutohet është vendosur se bastet do taksohen 25% të ardhurave bruto. Ekspertët e konsiderojnë të gabuar metodologjinë

 “Duhet që taksimi të bëhet mbi të ardhurat neto dhe jo bruto. Pasi të zbriten shpenzimet e kompanive mund të merret taksa, pasi fitimi tek bastet sportive është me sezone ka periudha kur ata fitojnë shumë dhe të tjera kur humbasin.”- tha Artan Shyti.

Ligji për bastet sportive pritet të miratohet në mars, ndërsa Ministria e Financave ka parashikuar se do të grumbullojë rreth 17 milionë euro në buxhet.

Top Channel