“Preferoj të dal vetëm nga këtu”/ Mateo-Edës: Arritja më e madhe e jotja këtu brenda, ishte të deklarohesha unë për ty

12/02/2023 22:02

Edhe pse kishte shumë shpresa se mund të krijohej një lidhje e mundshme midis tyre, krenaria duket se nuk i la Mateon dhe Edën të kishin një fund të lumtur bashkë.

Konkurrenti ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime” se do të dalë i vetëm nga studioja, duke i thënë Edës se nuk do lejojë që ajo të arrijë synimin e saj, që ai të deklarohej për të.

Nga ana tjetër përgjigjia e Edës ishte mjaft ironike, duke i thënë atij se nuk u deklarua për të, vetëm për faktin se nuk mori të njëjtën përgjigje nga ajo.

Mateo: Që kur u zura me Edën herën e fundit që thashë nuk ka më takime, e vetmja arsye përse dola në takim ishte se më kërkoi falje, e vetmja gjë që bëri Eda ishte direkt pas takimit tonë bëri një takim me Viktorin me skema xhelozie dhe kjo është një gjë shumë e gabuar.

Eda: Çfarë jemi ne të dy? Ti nuk ke përgjigje as unë nuk kam se nuk është gjë e konsoliduar.

Mateo: Syri shikon atë çfarë veshët nuk dëgjojnë. Arritja më e madhe jotja këtu brenda ishte të deklarohesha unë për ty por unë preferoj të dal nga këtu më mirë se të deklarohem. Njësoj jam unë me Viktorin kundrejt teje?

Eda: Nuk jap asnjë përgjigje

Mateo: Preferoj të dal.

Eda: Shumë mirë shpresoj të gjesh dikë jashtë me këtë tip që ke.

Mateo: Unë nuk e hedh poshtë marrëdhënien tonë sado që Eda të flasë. Ashtu siç të njoh unë nuk të njeh njeri. Do të iki e të biesh rehat.

Eda: Lë një presje dhe nuk jep përgjigje. Nga njëshi te dhjeta më njeh -2.

Neda Balluku: Zhgënjimi i Mateos është se nuk e bëri Edën për vete.

Top Channel