Ekspozita “Italia”/ Hapet në Shkodër me 110 imazhet më të spikatura në një shekull e gjysëm

11/02/2023 20:10

110 imazhet me të spikatura të arkivave historike dhe bashkëkohore të Italisë, të shkrepura përgjatë një shekulli e gjysëm nga 75 fotografët me të mirë të shtetit fqinj, u prezantuan në Shkodër, përmes një ekspozite të çelur nga Instituti Italian i Kulturës.

Kjo ekspozitë i ngjan një lloj vrapimi në realitetin e kohës, duke na sjellë ndryshimet e rëndësishme në histori.

“Koleksioni i ekspozuar sot quhet “Italie” në shumës sepse ngjan me një lloj vrapimi nëpër realitetin e kohës që ndryshon nga veriu në jug me diferencat e tij ku vihen re si pamjet urbane ashtu edhe ato të natyrës së virgjër apo jeta në fshat etj. Edhe mesazhi i këtyre fotografive është pasqyrimi i këtyre diferencave apo ndryshimeve që ka një vend si Italia por që në fund na bashkojnë të gjithëve si një shoqëri me dallime por edhe të përbashkëtat e saj”, tha Alessandro Ruggera – Drejtor i Institutit Italian të Kulturës.

Drejtori i Galerisë së Arteve, Fatmir Juka, thotë se kjo ekspozite është një privilegj për qytetin por që në krahun tjetër dëshmon edhe lidhjet e hershme mes Shkodrës dhe Italisë.

Ekspozita është e ndarë në tre seksione, Peizazhe, Vepra, Fytyra secila në gjendje të përbëjë në vetvete një rrugëtim ideal gjeografik, historik dhe artistik.

Top Channel