SHBA-ja ofron paketën e ndihmës prej 300 milionë dollarësh për Venezuelën/ Në fokus furnizimi me ushqim, kujdesi mjekësor dhe uji i pijshëm 29/06 17:13
Pas humbjes me Monaco, PSG ka zbritur menjëherë në stërvitje, pasi skuadra ka nisur përgatitjet për takimin e Champions League përballë Bayern Munich.
Lajmi më pozitiv në shtëpinë e kampionëve të Francës është rikthimi i Kylian Mbappe në stërvitje.
Sulmuesi fillimisht ka punuar i diferencuar nga pjesa e tjetër e grupit dhe pritshmëritë janë që Mbappe të jetë në fushën e lojës ndaj bavarezëve.
Kylian u dëmtua në takimin ndaj Montpellier, ndërsa rikthimi i tij jep shumë shpresë skuadrës së Galtier, pasi PSG ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e fundit, në Kupë përballë Marseille dhe kampionat ndaj Monaco.
Top Channel