Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën me rreth 8 kilogram kanabis në makinë.

Në makinën tip “Benz” me të cilën udhëtonin Ndue Çupi dhe Leonard Ndoj, janë gjetur tetë kilogram kanabis.

“Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se këta dy shtetas do të transportonin një sasi kanabisi në zonën e Valiasit në Kamëz, janë vënë në ndjekje të tyre dhe në rrugën “Abdi Toptani”, kanë lokalizuar të ndaluar, automjetin tip “Benz”, në afërsi të të cilit ndodheshin shtetasit N. Ç. dhe L. N. Sapo kanë parë shërbimet e Policisë, këta shtetas kanë tentuar të largohen, por janë kapur dhe vënë në pranga.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 2 aparate celulare. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, njofton policiqa.

Top Channel