Basha: Të enjten e kaluar u nis arrestimi i një zyrtari të lartë të qeverisë, por u kthye mbrapsht

24/02/2022 13:07

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të enjte jashtë Kuvendit, i bëri thirrje drejtësisë se me të dhënat e Komisionit Hetimor tashmë ka indicie ligjore që SPAK të veproje.

Në fjalën e tij para gazetarëve, Basha tha se koha për drejtësinë është e çmuar, kjo pasi ata që janë përfshirë, mund të shkatërrojnë provat dhe intimidojnë dëshmitarët.

Komisioni Tabaku ja ka dalë që të zbardhë aferën e inceneratorëve. 430 milionë euro i janë zhvatur qytetarëve shqiptar. Është e turpshme sesi sot përpiqet të zhbëhet ajo se si gjithë shqiptarët e kanë ndjekur. Është e turpshme të mbulohet dielli me shoshë. Për herë të parë komisioni hetimor është transmetuar nga të gjitha mediat. I bëj thirrje prokurorëve të SPAK, pasi përmasat e këtij skandali janë zbuluar me fakte konkrete. Çdo moment që kalon është i çmuar për drejtësinë, pasi ato që dëshmuan para komisionit mund të shkatërrojnë provat, intimidojnë dëshmitarët, shumë detaje kanë humbur në raportim, kjo pasi ka qenë një maratonë. Anëtarët e PS-së kanë bllokuar dëshmitë e disa anëtarëve, dëshmitë e gazetarëve, punonjësve të cilët janë detyruar që të firmosin. Secili nga faktet e aferës së inceneratorëve përbën indicie ligjore të SPAK-ut për të vepruar. BKH duhet të kishte vepruar tashmë”, tha Basha.

Basha tha se në kuadër të fakteve të grumbulluara një burim i sigurtë i pakonfirmuar akoma, tregon se të enjten e kaluar një anëtar i PS-së duhet që të ishte arrestuar  por makina është kthyer pas.

Momentin që janë kapur në flagrancë nga Komisioni Hetimor të Inceneratorët, BKH duhet që të vepronte dhe të shkonte në mes të komisionit dhe disa nga dëshmitarët duhet të ishin pas hekurave. Një zot e di se çfarë mekanizmash do të përdorin për ti intimiduar provat, por e vetmja frenë që mundtë përdoret është drejtësia. Vjedhja 430 milionë euro nuk ka më si të fshihet para syve të shqiptarëve, doli me fakte nga komisioni. Vjedhja e shekullit  u dokumentua, mbështetje totale për SPAK, veproni sytë janë nga ju, unë jam i sigurtë që kanë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve të majtë dhe të djathtë, pasi ato kanë vepruar si monarki. Ne kemi informacion  të pakonfirmuara se një arrestim për një zyrtar është nisur por nuk është realizuar, kemi raportime të pakonfirmuara se për një anëtar të grupit të PS-së jo ministër. Nuk e di çfarë pret më drejtësia. Bëhet fjalë për bukën e fëmijëve, të pensionistëve, për shkollat, spitalet dhe për përditshmërinë e jetës sonë, por është një shumë sa 1/10 e buxhetit të shtetit e përvetësuar nga 3-4 njerëz. Nëse drejtësia nuk do të marrë në dorë zbardhjen e kësaj skene korruptive ne do të marrim hapat tonë”, tha Basha.

Basha iu përgjigj edhe batutës së Ramës një ditë më parë, i cili i tha Jorida Tabakut gjatë Dëshmisë në Komisioni Hetimor për Inceneratorët që të mos përmendë Lefter Kokën, pasi ai nuk do t’ja përmendë asaj kurrë Bashën nëse ky i fundit do futej në burg.

Në lidhje me këtë batutë të kryeministrit Rama, Basha tha se do të shkonte në burg vetëm për t’i çuar cigare Ramës.

Top Channel