Rusia ka hapur dje një hetim kriminal ndaj kryeprokurorit dhe gjykatëse të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë, në kundër-përgjigje të mandatit të arrestit për presidentin rus Vladimir Putin me akuza krimesh lufte.
Ukrainasit nuk kanë qetësi, pasi janë goditur nga sulme ajrore ruse të cilat kanë shkatërruar ndërtesa.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov është i fundit që komentoi perspektivën e përshkallëzimit bërthamor, pas lajmeve se Mbretëria e Bashkuar po furnizon Ukrainën me armë që përmbajnë uranium të varfëruar. Pas kritikave për lëvizjen nga Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov, Ryabkov tha se probabiliteti i një konflikti bërthamor tashmë është “në nivelin më të lartë në dekada”.
Në Angli nuk kanë më dyshime për të ardhmen e Contes. Shkarkimi është çështje ditës, në mos orësh, teksa burime brenda Tottenhamit bëjnë me dije se është gjetur tashmë edhe pasuesi i italianit.
Kina ka miratuar vaksinën e saj të parë kundër koronavirusit, e cila e lufton virusin përmes teknologjisë mRNA.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është shprehur se mbështetja politike dhe materiale e Kinës për Rusinë shkon kundër interesave të SHBA.
Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës ndaj turmave të ish-ushtarakëve që protestonin sot në kryeqytetin Bejrut ndaj përkeqësimit të kushteve ekonomike.
Qëllimi i përbashkët i anëtarëve të NATO-s për të ndarë të paktën dy për qind të Prodhimit Vendor Bruto për mbrojtje u përmbush vetëm prej 7 nga 30 vendet, ndërsa mes tyre nuk janë ekonomitë më të forta evropiane.
Shëndeti i stomakut mund të tregojë shenja për mbarëvajtjen e të gjithë organizmit.
ED Sheeran tronditi fansat kur zbuloi se gruaja e tij ishte diagnostikuar me një tumor gjatë shtatzënisë.
Cilësohej “Messi i ri”, por Bojan Krkic gati të varë këpucët në gozhdë.
Me qindra besimtarë të të gjitha moshave vizituan në këtë ditë të bukur me diell Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, në Tiranë. Në ditën e Sulltan Novruzit kremtohet fisnikëria e bektashinjve dhe ringjallja e jetës dhe e shpresë për të ardhmen.
Legjenda e Hollivudit Dick Van Dyke raportohet se humbi kontrollin e makinës së tij dhe u përplas me një portë të mërkurën në mëngjes, raportoi fillimisht TMZ.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar vijën e frontit pranë Bakhmut ku vazhdojnë luftimet e ashpra.
Ish-mesfushori i Real Madrid e Arsenal ishte futbollisti kyç i kombëtares gjermanë në fitoren e Kupës së Botës 2014 në Brazil.
Ndërsa Moska ka teprica nafte për të shitur që nuk po I ble mmë Bashkimi Evropiuan, Kina ka përfituar miliarda dollarë duke blerë naftë me çëmim më të lirë nga Rusiam dhe ka siguruar fitime duke tregtuar në Rusi furnizimet e saj të tepërta. Në vazhdim i hedhim një vështrim përfitimeve të Kinës nga sanksionet ndaj Rusisë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka thënë se kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale, “keqpërdorim i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”.
Një specie e re dhe “e rrallë”, një merimangë gjigante është zbuluar në Australi.
Ronaldos i heqin privilegjet te Portugalia.
Nga ambientet e spitalit të ri për sëmundjet e brendshme në QSUT, Rama tha se Shqipëria nuk do të financojë më shëndetësinë gjermane, duke paguar kostot e studentëve të mjekësisë të cilët largohen sapo marrin diplomën.
Qeveria franceze është urdhëruar të ndalojë peshkimin në pjesë të bregdetit të saj perëndimor mes frikës se delfini i zakonshëm është në “rrezik serioz” për t’u zhdukur.
Spitali i ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT hapi dyert për pacientet e parë, të cilët do të marrin trajtim të specializuar.
Nominimet për TV BAFTA janë zbuluar, me The Responder, This Is Going To Hurt dhe The Crown që të gjithë kryesojnë.
Presidenti i Kinës Xi Jinping përfundoi sot vizitën e tij tre-ditore në Moskë, ku një prej çështjeve kryesore të diskutuara ishte propozimi kinez për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Virusi Marburg ka vrarë pesë njerëz në rajonin veriperëndimor Kagera të Tanzanisë”, ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë.
Për herë të parë ndonjëherë, Cirku Piccadilly i Londrës është ndriçuar me dritat e Ramazanit për të mirëpritur muajin e shenjtë islamik të agjërimit.
Ndjesia e djegies në pjesën e pasme të fytit mund të shkaktohet nga disa faktorë.
Randal Kolo Muani ishte një nga lojtarët që mund t’i kishte dhënë fitoren e Kupës së Botës Francës në finalen me Argjentinën në Katar 2022.
Shqipëria U17 e nis me humbje aventurën në Elite Round, me kuqezinjtë të cilët u mposhtën 4-0 përballë Francës në “Air Albania”.
Kosova ka përditësuar vendimin e saj për sanksione ndaj grupit rus të mercenarëve Wagner, duke i përshtatur ato me vendimin e Shteteve të Bashkuara, që në janar e shpallën Wagner-in “organizatë të rëndësishme kriminale transnacionale”.
Një anije u përmbys në një kantier detar të Edinburgut, duke lënë shumë njerëz të plagosur.
Janë publikuar disa foto të udhëheqësit suprem të Koresë së Veriut Kim Yong-un gjatë inspektimit të një lëshimi rakete javën e kaluar dhe në to vihet re se xhaketa ka disa njolla të bardha
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot se i gjithë presioni duhet të jetë mbi Serbinë që të respektojë detyrimet që ka ndërmarrë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë tani për zbatimin e marrëveshjes së panënshkruar me Serbinë.
Një peshkatar nga Rusia i quajtur Roman Fedortsov përmes një fotoje në rrjetet sociale ka treguar se ka kapur një peshkaqen prehistorik goblin.
Dy drejtues automjetesh janë arrestuar nga policia, pasi njëri aksidentoi një këmbësor, ndërsa tjetri ishte në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje drejtimi.
Sot festa e “Sulltan Novruzit” për besimtarët Bektashinj. Simbolika e kësaj dite shpjegohet me ringjallërimin e kësaj dite pranverore, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin.
Pranimi i Princit Harry për marrjen e drogës mund të kërcënojë vizën e tij amerikane, ka paralajmëruar një avokat amerikan teksa këmbënguli se nuk kishte “përjashtim për familjen mbretërore”.
Entuziazmi për rikthimin e Argjentinës në fushën e lojës pas Kupës së Botës po rritet ndjeshëm, ndërsa kampionët e botës do luajnë një ndeshje miqësore kundër Panamasë më 24 mars, në Buenos Aires.
Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 6.5 ka goditur Pakistanin dhe Afganistanin, duke lënë të vdekur të paktën 13 persona, dhjetëra të plagosur e dëme të mëdha materiale në të dyja vendet e prekura prej tij.
Ndrydhja e kyçit të këmbës është dëmtimi më i zakonshëm muskuloskeletor.
A jeni gati të përjetoni një ngjarje astrologjike që mund të përjetohet vetëm një herë në jetë?
Plani i paqes që Kina ka hartuar për Ukrainë mund të përdoret si bazë për t’i dhënë fund luftës, pohoi Vladimir Putin pas takimeve të këtyre ditëve me presidentin kinez Xi Jinping në Moskë.
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar sot se tani e rëndësishme është që të nisë zbatimi i plotë i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut përbëjnë afro gjysmën e popullsisë së Maqedonisë së Veriut por kanë vështirësi në përdorimin e gjuhës amë.
Aleksandër Vuçiç edhe një herë e bëri të qartë se Serbia nuk e pranon njohjen e Kosovës.
Vrasja e të pafajshmes Mimoza Pajës në barin ku punonte si banakiere në zonën e Don Boskos si dhe plagosja e 6 personave të tjerë përfshi dhe një të mitur, tashmë duket se ka emra konkret.
Aleatët republikanë të Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen ta mbrojnë ish presidentin nga kërcënimet ligjore që i kanosen.
Arbër Hajdari i cili edhe këtë Big Brother VIP 2 është në pozicionin e opinionistit ka treguar në “Wake Up” se cilët nga konkurrentët mund të shkojnë në finale.
Në pamjet e mësipërme janë momentet kur janë arrestuar disa nga shpërndarësit e kokainsës në Tiranë, gjatë operacionit anti-drogë me 25 të përfshirë.
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake UP”, opinionisti i BBV2 Arbër Hajdari ka shprehur se në edicionin e parë i BBV është ndjerë më mirë përsa i përket lojës që është bërë, kurse këtë vit shikon një lojë më individualiste sesa vjet.
Çmimet e konsumit në Mbretërinë e Bashkuar u rritën me 10.4% në shkurt krahasuar me një vit më parë, pasi inflacioni i ushqimeve arriti nivelin më të lartë në më shumë se 45 vjet dhe restorantet u ndikuan më shumë nga alkooli, treguan të dhënat zyrtare të mërkurën.
The Weeknd është artisti më i njohur në botë sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness.
Të rinj të veshur sport, me makina modeste dhe pa asnjë bujë 24 persona mes tyre 2 vajza prej shumë kohësh shpërndanin drogëra të të gjitha llojeve në kryeqytet. Tregun e shitjes ata e kishin siguruar pranë lokaleve të natës dhe shkollave të ndryshme në Tiranë dhe Kamëz.
I ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel ka qenë opinionisti i Big Brother VIP Arbër Hajdari i cili ka folur rreth banorëve të Big Brother
Një shtetas spanjoll u gjet i pajetë në dhomën e një hoteli fshatin Karavasta të Divjakës.
Zyrtarët e Paris Saint-Germain janë duke finalizuar ofertën e dytë që do t’i paraqesin Lionel Messit për të rinovuar kontratën e tij, e cila skadon në fund të këtij sezoni.
Të hipësh në një makine sportive Ferrari me ngjyrë të kuqe të ndezur nuk do të thotë që mund të ngasësh kudo, madje as në Itali.
Një person ka sulmuar fizikisht një polic në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinje, dhe ka ikur në drejtim të panjohur të kufirit, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Një luan mali ka sulmuar një çift që po pushonin në vaskë gjatë pushimeve.
Një stuhi e fortë rëre ka përfshirë Pekinin dhe disa provinca veriore në Kinë, duke e mbuluar rajonin me re të dendura pluhuri portokalli dhe duke e çuar ndotjen e ajrit në nivele të rrezikshme, thanë autoritetet shtetërore të motit të mërkurën.
Një burrë i quajtur “Mashtruesi rus i Tinderit” është arrestuar pasi dyshohet se ka mashtruar 300 gra duke i marrë qindra mijëra paund.
Në aksin Elbasan-Qafë Thanë, vijojnë punimet për zgjerimin e rrugës, ndërtimin e nënkalimeve dhe urës automobilistike.
Vjedullat që gërmojnë nën shinat hekurudhore kanë shkaktuar kërdi në shërbimet e trenave në Holandë, duke shkaktuar anulime dhe mbyllje linjash.
Elton Ilirjani ka thyer çdo barrierë dhe ka bërë histori duke u bërë modeli i parë pa gjini, i cili ftohet të sfilojë në Seoul Fashion Week.
Ditën e nesërme çelet muaji i Ramazanit. Me nisjen e muajit të shenjtë të besimtarëve myslimanë, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët shqiptarë.
Parlamenti i Ugandës ka miratuar një projekt-ligj që i quan ‘kriminelë’ njerëzit që identifikohen si homoseksualë ose minoritet seksual.
Kanceri i zorrës së trashë, rektumit ose anusit referohen kolektivisht si kanceri kolorektal
21 marsi shënon fillimin e pranverës, po për shumë njerëz në botë është gjithashtu nisja e Sulltan Nevruzit, ose siç njihet ndryshe, Viti i Ri Persian.
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates tha se zhvillimi i inteligjencës artificiale (AI) është përparimi më i rëndësishëm teknologjik në dekada.
Të paktën 12 persona janë vrarë dhe më shumë se 200 janë plagosur pas tërmetit të fuqishëm që tronditi pjesë të mëdha të Pakistanit dhe Afganistanit.
Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.
Më 24 mars të vitit të kaluar një familje në Zvicër, në Montreux ka humbur jetën duke u hedhur nga ballkoni. Sipas hetimeve të reja të policisë, kjo ngjarje ka qenë e planifikuar nga vetë ata.
Carlo Ancelotti duket se ka bërë gati “valixhet”, me trajnerin italian i cili pritet të mbyllë aventurën me Real Madrid në fundin e sezonit.
Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin e Maminasit dhe atë të arsimtarëve në Durrës Drejtoresha e shkollës 9-vjeccare të Rubjekës ka humbur jetën mëngjesin e së mërkurës në banesën e saj në Maminas të Durrësit.
A ndjeni shpesh dëshirën për ushqim të pashëndetshëm? Nëna juaj mund të fajësohet për zakonin tuaj të pashëndetshëm.
Rusia gjatë natës nisi sulme masive me dronë që vranë të paktën tre persona. Ushtria ukrainase tha më 22 mars se gjerësisht ka zmbrapsur këto sulme, teksa luftimet e ashpra po vazhdojnë në rajonin lindor të Donjeckut për kontrollin e qytetit të Bahmutit.
Mbrëmjen e djeshme publiku vendosi që Olta dhe Kiara të shkojnë “kokë më kokë” në nominim.
Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe aleatët e tij nacionalistë, kanë kandiduar edhe zyrtarisht për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 majit, me synim që të fitojnë edhe një mandat në pushtet.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se ka arritur marrëveshje me Ukrainën për financimin katërvjeçar të një pakete në vlerë prej 15.6 miliardë dollarë, duke i ofruar fonde shtetit që po vazhdon të mbrohet nga pushtimi i Ruisë.
Në tregjet financiare u rikthye pak qetësi. Megjithatë shqetësimi vazhdon, sepse nuk dihet nëse marrja nën kontroll nga USB e bankës së tronditur prej krizës, Credit Suisse, e ka zgjidhur vërtet krizën bankare.
Shefi i politikës së Jashtme të BE Josep Borrell, tha se zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, do të mbikëqyret nga një komision i përbërë nga të dyja vendet dhe Bashkimi Evropian. Ajo është ligjërisht e obligueshme.
Rreth gjysma e amerikanëve besojnë se hetimet e prokurorit të Nju Jorkut ndaj Trump për pagesën e aktores së filmave pornografikë në këmbim të heshtjes është i motivuar politikisht, por një shumicë e madhe i konsideron akuzat të besueshme, sipas një ankete të opinionit publik nga Reuters/Ipsos.
Ditën e sotme, orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore duke krijuar mundësi për momente me pika shiu.
Një shtetas spanjoll, që punonte prej një muaji në Divjakë ka ndërruar jetë këtë mbrëmje, ndërsa dyshimet e para janë për vetëvrasje.
Një producente e Fox News-it ka ngritur padi ndaj televizionit duke pretenduar se rrjeti e ka vënë atë nën trysni, duke i kërkuar të mos thotë të vërtetën lidhur me një padi për shpifje, që është ngritur ndaj këtij rrjeti.
Pentagoni planifikon të përshpejtojë dorëzimin e tankeve Abrams në Ukrainë, tha një zyrtar amerikan dhe një burim i njohur me situatën, dhe plani është të dorëzojë pajisjet kryesore në Kiev që në fillim të vjeshtës.
Një shtetas spanjoll ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të marte pasi u dëmtua me mjet prerës në dush.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, që marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë e quan marrëveshje mes “Beogradit dhe Prishtinës”.
Shkëputja e marrëdhënies mes Keisit dhe Kristit, e cila ndodhi një ditë pas daljes së Sabianit nga shtëpia, ka qenë pikë diskutimi mes banorëe.
Vladimir Putin ka thënë se nëse Britania e Madhe dërgon municion me uranium të varfëruar në Ukrainë, Rusia do të detyrohet të veprojë.
Autoritetet ruse kanë bastisur shtëpitë dhe zyrat e avokatëve të të drejtave të njeriut dhe historianëve të përfshirë në grupin e të drejtave Memorial, i cili fitoi Çmimin Nobel për Paqen vitin e kaluar.
Në pamjet e rënda të postuara sot shihen momentet kur një prezantuese e re televizive ka humbur ndjejat në studio gjatë një transmetimi direkt në Kolumbi.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, përmes një konferencë për shtyp në minutat e fundit ka deklaruar se fokusi i SHBA-së pas samitit të Moskës qëndron në marrëdhëniet Kinë- Rusi.
Afër kullës Trump u vendosën barrikada, policia rriti nivelin e gatishmërisë dhe një mori gazetarësh u vendosën përpara zyrës së prokurorit të përgjithshëm.
Përmes gërmimit të një tuneli prej 60 metrash një grup prej 8 të burgosurish kishin planifikuar të arratisen nga burgu i Idrizovës në Shkup.
Kievi është ende duke pritur një përgjigje të Pekinit pasi u kërkoi kinezëve që t’i bashkohen planit të paqes së ukrainasve për t’i dhënë fund luftës, tha Volodymyr Zelensky.
Kristian Prenga dhe Samuel Crossed do të matin forcat në një ndeshje të madhe në mëngjesin e datës 25 mars. Boksieri kuqezi, vijon përgatitjet intensive, me synimin e vetëm për të dhuruar një tjetër paraqitje të magjishme, ndaj një rivali tepër të fortë.
Zyrat e ndërtesës së kompanisë Mercedes-Benz në Sindelfingen, pranë Stuttgartit, u bastisën këtë të martë si pjesë e një hetimi ndaj dy menaxherëve të kompanisë që përballen me akuza për korrupsion.
Presidenti rus Vladimir Putin në konferencën e përbashkët me homologun kinez, Xi Jinping, ka deklaruar se propozimi i Kinës për paqe në Ukrainë, mund të merret për bazë për t’i dhënë fund konfliktit.