Foto ilustruese

Dy drejtues automjetesh janë arrestuar nga policia, pasi njëri aksidentoi një këmbësor, ndërsa  tjetri ishte në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Në Dibër u arrestua L.C., 25 vjeç, banues në Gjoricë, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një 72-vjeçar këmbësor, i cili ndodhet në spital.

Në Burrel u arrestua E.K., 25 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me një motomjet duke shkaktuar dëme materiale.

Nga verifikimet ka rezultuar se 25-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa u pajisur me leje drejtimi.

Top Channel