Cilësohej “Messi i ri”, ish-talenti i Barcelonës tërhiqet në moshën 32-vjeçare

22/03/2023 15:50

Cilësohej “Messi i ri”, por Bojan Krkic gati të varë këpucët në gozhdë.

Futbollisti 32-vjeçar ka njoftuar një konferencë për shtyp paraditen e të enjtes, ku pritet të komunikojë zyrtarisht vendimin për ta mbyllur me futbollin e luajtur.

I rritur te akademia e Barcelonës, Krkiç krahasohej me Lionel Messin, por karriera e tij nuk u ngjit asnjëherë në nivelin e pritshmërive.

Pas dështimit për t’u shndërruar në titullar te Barcelona, sulmuesi kaloi në huazim në disa skuadra, si Milan, Roma, Stoke City, etj, por pa ia dalë të tregojë cilësitë e tij.

Aktualisht Krkic është pjesë e Vitsel Kobe në Japoni, por ka vendosur që të varë këpucët në gozhdë dhe të mos kërkojë për skuadër tjetër.

Një karrierë mbyllur shumë shpejt për një futbollist ndaj të cilit pritshmëritë ishin që të arrinte nivelet e Lionel Messit, 7 herë fitues i Topit të Artë./ SuperSport

Top Channel