Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut përbëjnë afro gjysmën e popullsisë së Maqedonisë së Veriut por kanë vështirësi në përdorimin e gjuhës amë.

Në episodin e kësaj të mërkure Inside Story sjell një dokumentar të zgjeruar se si shqiptarët diskriminohen në trevat e tyre.

Zbatimi i ligjit të gjuhës që ka nisur në vitin 2018, neglizhohet edhe nga institucionet që drejtohen nga shqiptarë.

Njohësit e çështjes maqedonese thonë se kjo nuk është rastësi, por një vazhdimësi e politikave asimiluese të Shkupit, të nisura një shekull më parë.

Si pasojë shqiptarët e Maqedonisë kanë ardhur duke u rrudhur në numra, ndërsa pjesa ortodokse, dikur një komunitet i rëndësishëm, është sllavizuar krejtësisht.

Të njëjtin fat dramatik ka patur edhe Manastiri, qyteti i alfabetit, i cili nuk flet më shqip.

Pse institucionet e kulturës dhe historisë që ndërtojnë identitetin udhëhiqen vetëm nga maqedonas?

Top Channel